Sot filloi procesi gjyqësor kundër Lidija Dimovës

Sot në Gjykatën Penale ka filluar procesi gjyqësor kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova, transmeton Portalb.mk.

Seanca paraprake u shty, pasi e akuzuara e parë nuk është paraqitur me arsyetimin se ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ish-drejtoresha e ë Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova, ndiqet penalisht për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim” në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian. Aleksandar Goçev për veprën penale “mashtrim”, poashtu në dëm të Komunitetit Evropian dhe Ana Pavlidou për “punë nga pakujdesia gjatë shërbimit”.

Gjykimin e udhëhiq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisl është prokurorja Suzana Mirçeska Kuzmanovska.

Hetimet për Dimovën kanë vazhduar për gati një vit e gjysmë dhe ende nuk ka aktakuzë pasi prokurori ka kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë për vazhdimin e hetimeve.

Dimova u shkarkua dhe ndaj saj u hap hetim pasi u zbulua se në tre vitet e fundit Agjencia nacionale kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Pronari ka qenë edhe ekspert i jashtëm në Agjencinë nacionale dhe se është bërë e ditur se në thesarin e Agjencisë kanë munguar 15 mijë euro.

Menjëherë pas hetimit të paralajmëruar, i gjithë kreu shtetëror, në krye me ish-kryeministrin Zoran Zaev, ish-zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikolovski, ish-zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, bënë thirrje për hetim dhe të zbulohet nëse janë të vërteta akuzat për keqpërdorim tëi parave evropiane. Edhe pse krimi nuk u vërtetua, qeveria kërkoi nga Këshilli shkarkimin e Dimovës, duke u thirrur në kodin etik.

Gjykatësi ia konfiskoi dy pasaportat, e obligoi që të paraqitej herë pas here në gjykatë dhe e ndaloi të kryente disa aktivitete.

Pas shkarkimit të Dimovës nga pozita e drejtores së Agjencisë Kombëtare, në vend të saj drejtor në detyrë u emërua Marko Gjorgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button