Bukuroshet e Brazilit kërkojnë Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk është ylli i Zvicrës vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Mesfushori kosovar i helvetikëve, është më i kërkuari nga femrat në Brazil, bashkë me Michael Lang. Kështu bëjnë të ditur mediat në Zvicër, sipas të cilave femrat thërrasin vetëm emrin e Shaqirit.

“Që nga stërvitja e parë e Zvicrës, rreth 1000 tifozë brazilian thërrasin: Shaqiri, Shaqiri, Shaqiri. Por, zemrat e tifozeve femra i ka rrëmbyer edhe Michal Lang, të cilin e thërrasin: Michael, jeni shumë seksi!”, shkruajnë mediat në Zvicër.

Por, në çfarë vendi është vendosur Zvicra e shqiptarëve. Porto Seguro është një qytet i vogël me rreth 140 mijë banorë. “Ata janë komuniteti më i vjetër në Brazil. Gjatë dimrit temperaturat bien vetëm deri në 18 gradë. Këtu sipas ligjit është e ndaluar të ndërtosh shtëpi më të madhe se dy kat”, shkruan blick.ch.

Lajme të ngjashme

Back to top button