Ujësjellësi në Kuçkovë është vënë në funksion

Premtimi: Zgjidhja e problemit të ujësjellësit në fshatin Kuçkovë

[BurimiProgrami zgjedhor i Aleksandar Stojkoskit (fq. 9); Data: Tetor 2021]

 ARSYETIMI:

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski, për zgjedhjet lokale (tetor 2021), në të cilat si kandidat i VMRO-DPMNE-së kërkoi besimin për kryetar në këtë komunë, premtoi zgjidhjen e problemit të ujësjellësit në Kuçkovë. Ky premtim i Stojkoskit, i renditur ndër projektet prioritare në programin e tij zgjedhor: “Për Gjorçe Petrov garantojmë – Krijo një të ardhme të re!” (fq. 9), është realizuar.

Zgjidhje prioritare e problemit të ujit në këtë fshat të Shkupit, Stojkoski premtoi edhe në paraqitjet e tij gjatë fushatës lokale:

Duhet të përmend se banorët e Kuçkovës të cilët janë disa muaj pa ujë do të jenë prioritet në programin tim. Ndonëse i është drejtuar vazhdimisht pushtetit lokal, sidomos në muajt e verës kur problemi ishte më i mprehtë, e njejta nuk dëgjoi për këtë çështje. Për këtë arsye unë personalisht angazhohem se kam dëgjuar bashkëqytetarët e mi dhe problemi i ujit në Kuçkovë shkon në të kaluarën aty ku i takon…

Në fillim të vitit të kaluar (2022), Komuna e Gjorçe Petrovit njoftoi se për tejkalimin e problemit të ujit në fshatin Kuçkovë është përgatitur projekti për një pus të ri në afërsi të manastirit “Sveti Gjorgjia”. Në verë u krye një procedurë tenderimi për përzgjedhjen e një kompanie – kontraktor për punimet në terren. Në tetor, pushteti lokal njoftoi se pusi i ri jepte një rendiment prej 4.8 litra ujë në sekondë. Duke qenë se nevojat e parashikuara për fshatin janë një prodhim minimal prej 2.7 litra në sekondë, pusi i ri i ujit prodhon pothuajse dy herë më shumë ujë.

Para fundit të vitit të kaluar është vënë në funksion ujësjellësi në Kuçkovë. Më 9 dhjetor, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoskideklaroi:

Fshati Kuçkovë më në fund fitoi ujësjellës sipas nevojave të banorëve. Ujësjellësi është vënë në funksion. Në ditën që kremtojmë Shën Gjergjin Fitimtar, mbrojtës i manastirit të fshatit, fshati fiton ujin. Për shumë vite! Kuçkova më në fund merr kushte sipas standardeve. Këtë vit në këtë vendbanim janë kryer hapa të mëdha infrastrukturore, ka shkruar Stojkoski në Facebook.

Me këtë mbyllet një problem i madh që ka munduar banorët e Kuçkovës me vite të tëra, njerëzit vazhdimisht kanë kërkuar zgjidhje nga autoritetet lokale, ka pasur edhe protesta dhe në gusht të 2021 kanë bllokuar rrugën që të çon në fshat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button