Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 17 shkurt duhet t’i dorëzojnë dokumentet në Ministri nëse janë fitues të bursës

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 17 shkurt do të pranojë dokumente nga studentët që janë të përfshirë në listën fituese për bursa për vitin akademik 2022/23, listë e cila dje është publikuar, transmeton Portalb.mk.

“Studentët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës për studentë duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë TRE ekzemplarë të Marrëveshjes për bursë përkatëse (të publikuara me rezultatet) dhe t`i dorëzojnë së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale  nga data 02.02.2023 deri më 17.02.2023, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, njoftoi Ministria.

Dërgesa në adresën “Shën Kirili dhe Metodi” Blv. 54, 1000 Shkup, mund të bëhet edhe përmes postës.

“Kandidatët e refuzuar, do të ketë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje për Procedurën Administrative dhe Procedurën nga Marrëdhënia e Punbës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit nga MASH-i ku do të theksohet arsyeja e refuzimit të aplikimit. Kërkojmë nga kandidatët e refuzuar që të mos dorëzojnë  kundërshtime para marrjes së Aktvendimit”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që aktvendimet janë duke u përgatitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button