Ankth e nervozizëm, problemet e Messi-t

Të shtunën që kaloi, në ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë Lionel Messi u zhbllokua dhe i dha fund thatësirës së gjatë të golave me fanelën e kombëtares.

Por jo gjithcka shkoi ashtu sic duhej për “Pleshtin”. Asi argjentinas përsëriti për herë të shtatë para telekamerave skenat e pakëndëshme të vjelljes gjatë lojës. Kjo ka ngritur shumë mjegull mbi shëndetin e tij, por trajneri i kombëtares “çeleste”, Sabella qetëson: e ka nga ankthi i botërorit.

Po të merret e mirëqenë kjo deklaratë e Sabellas justifikon vetëm rastin e fundit dhe pyetja lind është; po në gjashtë rastet e tjera? Mediat sportive ndërkombëtare kanë përgjigjjen; ankthi, por jo ai i botërorit.

Sipas tyre Lionel Messi është në qendër dy disa hetimeve të organeve tatimore në Spanjë e Argjentinë. Ai dhe gjashtë ndihmësit e tij më të afërt, përfshirë këtu të atin dyshohen jo vetëm për fshehje të të ardhurave për t’i shpëtuar tatimeve, por edhe për pastrim parash.

Në hetim janë gjashtë ndeshjue miqësore të organizuara rreth figurës së tij për akuzën e pastrimit të parave. Sa e vërtetë është kjo akuzë? Koha do të tregojë, por ajo që dihet është se Messi vazhdon të vjellë në fushë dhe kjo situatë ankthi e nervozizmi do të shoqërojë “Pleshtin” edhe në Brazil, ndoshta duke e shpërqendruar nga sfera e rrumbullakët./TCH/

Lajme të ngjashme

Back to top button