Gjykata në Strasburg më 16 shkurt do ta shpallë vendimin për abolimin e Ivanovit

Më 16 shkurt, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg është paraparë të shpallë vendimin për abolimin e dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët dhe personat e tjerë të ndjekur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP). Informacionin për datën e publikimit për “Fokus” e ka konfirmuar edhe agjentja e qeverisë nga Byroja për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së, Danica Xhonova, transmeton Portalb.mk.

“Për disa nga rastet që ju interesojnë ka njoftim për publikim më 16 shkurt në faqen e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, tha Xhonova për Fokus.

Me abolimin e Ivanovit nga prilli i vitit 2016, janë përfshirë 54 persona nga rastet e PSP-së. Mirëpo, një veprim i tillë i ish-presidentit shkaktoi reagime të ashpra në opinion dhe protesta, kështu që pas një muaji e gjysmë dhe pas ndryshimeve ligjore në Ligjin për falje, ai tërhoqi abolimet.

Disa nga ish-zyrtarët që ishin në listën e Ivanovit më vonë në Strasburg e problematizuan procedurën e zhvilluar ndaj tyre nga PSP, duke kërkuar heqjen e ligjit. Nga i njëjti aspekt, avokatët e tyre shpesh kundërshtonin çështjet në gjykatat vendase, duke iu referuar tezës se pasi të jetë dhënë një abolim, ai nuk mund të tërhiqet.

Kërkesën e parë në Strasburg e ka dërguar në fillim të nëntorit 2017, ish-kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski, përmes avokatit Vlatko Ilievski, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Mirëpo, deri në fund të vitit 2018 janë dorëzuar tetë të tjera, ndërsa në mesin e aplikantëve janë: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankuloska dhe Mile Janakieski, sekretari i përgjithshëm i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-kryetarët e komunave të Gazi Babës dhe Pustecit (Shqipëri), Toni Trajkovski dhe Edmond Temelko.

Në mesin e atyre emrave janë, ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, Martin Protugjer, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran Verushevski, Branko Crvenkovski, ish shefi i sigurimit të Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko, ish shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujoski,  lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtari i KSHZ-së nga radët e PDSH Bedredin Ibraimi.

Më së shumti ka falje për Janakieskin dhe Jankullovskën. Ata janë në krye të listët me gjithsej 27 falje, për Nikolla Gruevskin dhe Martin Protugjerin nga 5 falje, ndërkaq për Zoran Zaevin dhe Zoran Verushevskin nga 2 falje.

Vendim për falje ka edhe për guvernatorin e kompanisë “Dajners klub Maqedoni” dhe bashkëshortin Radmilla Sheqerinskës, Bozhidar Jankovski.

Edhe prokuroret speciale Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski janë gjendur në mesin e të amnistuarve nga Gjorge Ivanov.

Kujtojmë se prokurorët special ishin të ndjekur për dyshime se kishin ushtruar presion ndaj dëshmitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button