Tupançeski: Me Kodin e ri Penal do të rishikohet në tërësi politika ndëshkuese

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, tha se Kodi i ri Penal ripërcakton dhe harmonizon dënimet e parapara për vepra të caktuara penale që kanë devijuar nga qëllimet e politikës ndëshkuese. “Nga analiza e aplikimit paraprak të Kodit Penal, mund të konstatojmë se zbatimi i masës së konfiskimit ishte veçanërisht një dobësi. Risitë në këtë sferë synojnë të eliminojnë dobësitë e konstatuara, të cilat do të rrisin efikasitetin në aplikimin e këtij instituti”, shtoi ministri në fjalën e tij gjatë diskutimit profesional në Gjykatën e Apelit Shtip, e para në serinë e debateve për Kodin e ri Penal në nivel të fushave të apelit, ku pas 27 vitesh, po fitohet një tekst i ri ligjor, i cili do të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, dispozitat për konfiskimin janë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Jo më pak të rëndësishme janë edhe risitë që lidhen me vepraz penale “Tortura” dhe “Maltretimi në kryerjen e shërbimit” dhe mosvjetërsimin e tyre si rezultat i keqpërdorimeve specifike që kanë rezultuar me aktgjykime nga Gjykata e Strasburgut kundër vendit tonë”, tha Tupançeski.

Ministri i Drejtësisë theksoi se në hartimin e Kodit të ri Penal vëmendje e veçantë për i është kushtuar harmonizimit të tij me standardet më të fundit ndërkombëtare. Në sferën e pastrimit të parave janë shqyrtuar dokumentet nga Manivali.

Në fushat që lidhen me prodhimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve, Kodi Penal është harmonizuar plotësisht me Protokollin e Kombeve të Bashkuara, si dhe përafrimi me Direktivën e Bashkimit Evropian për luftimin e mashtrimit të interesave financiare të Unionit nëpërmjet zbatimit të të drejtës penale.

Periudhën e fundit, rastet e ndotjes së mjedisit janë veçanërisht aktuale në opinion. Në këtë kontekst janë edhe risitë në Kodin Penal në këtë fushë edhe atë nëpërmjet përputhshmërisë së plotë me standardet ndërkombëtare, futjen e një vepre të re penale “Ekocid” dhe përcaktimit sasior të veprimeve të ekzekutimit në veprat penale kundër mjedisit duke përcaktuar parametra të matshëm që lidhen me ndotjen e mjedisit jetëso.

Procesi për miratimin e Kodit të ri Penal është përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, për të cilin ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançeski, shprehu mirënjohje të madhe. Gjatë muajit do të mbahen debate profesionale për Kodin e ri Penal në gjykatat e apelit në Gostivar, Manastir dhe Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button