Zgjyra nga shkritorja në Veles fillimisht do të bluhet, e më pas do të eksportohet

Zgjyra nga shkritorja në Veles fillimisht do të grimcohet dhe bluhet, e më pas do të eksportohet. Koncesionari Keps Mont Group thotë se po prokuron teknologji të re për përgatitjen shtesë të lëndës së parë teknogjene, përpara se të shitet. Momentalisht në rrjedhë është montimi i uzinës, i cili është blerë nga Kina dhe ka një kapacitet prej 30 mijë tonë në muaj, në një parcelë të veçantë pranë deponisë së zgjyrës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Pajisja e re ka një kapacitet më të madh se ajo ekzistuese dhe do të ndajë metalet nga zgjyra e grumbulluar në kodrën e zezë. Deponia ka mbi 1.8 milion ton mbeturina të pasura me metale që dikur përpunoheshin në kapacitetin industrial.

Siç bën me dije koncesionari, për këtë pajisje është siguruar leje nga Ministria e Ekonomisë dhe është zhvilluar projekt shtesë minerar për grimcimin dhe bluarjen e lëndëve të para teknogjene, ndërsa janë duke u përgatitur edhe dokumentacionet për Ministrinë e Mjedisit jetësor të Komunës së Velesit.

“Në zgjyrë ka blloqe deri në një ton, duhet të grimcohen, të ndahen metalet dhe të përgatiten për eksport. Me kapacitetin e ndarjes së re, do të arrijmë të avancojmë më shpejt dhe më seriozisht, sepse kemi humbur shumë kohë. Ne nuk heqim dorë nga synimi për të pastruar kodrën e krijuar nga shkritorja, kemi disa vite që punojmë, por jemi përballur me situata si pandemia, të cilën nuk mund ta parashikonim”, thonë nga Keps Mont Group.

Në deponin e shkritores së dikurshme kanë mbetur shumë metale nga përpunimi i mëparshëm i plumbit dhe zinkut. Sipas vlerësimeve, rreth 10 për qind janë zink, një për qind plumb si dhe metale të tjera të rrezikshme si kadmiumi, bakri, arseniku, indiumi, talium.

Komuna e Velesit njofton se aktualisht leja e integruar B, e lëshuar në vitin 2019, vlen për aktivitetet që mund të ndërmerren në lidhje me eksportin e lëndës së parë minerale nga shkritorja. Leja parashikon gërmimin, mbjelljen dhe transportimin e zgjyrës. Aktualisht, njofton Komuna, koncesionari nuk ka paraqitur kërkesë për mënyrën e re të punës. Ata theksojnë se në bazë të dokumentacionit që do të dorëzojë, do të duhet të vendoset nëse do të duhet plotësimi i lejes së integruar B apo do të duhet të lëshohet një e re.

Profesor Trajçe Stafilov thotë se shitja e zygjrës si lëndë e parë është modeli më i mirë për të zgjidhur këtë pikë të nxehtë. Në botë ka disa shembuj të kombinimit të përfitimeve ekonomike dhe mjedisore, veçanërisht kur kemi të bëjmë me sasi të mëdha të lëndëve të para.

“Deponia vlerësohet të ketë rreth dy milionë tonë zgjyrë që ka një prani të lartë të zinkut. Konsiderohet se është deri në dhjetë për qind, e përfaqësuar si oksid zinku dhe sulfid zinku, nga të cilat metali mund të ndahet me procese kimike. Këto janë sasi të mëdha prej 100.000 deri në 200.000 tonë zink, të cilat kanë një vlerë të madhe që duhet të përdoren”, thotë Stafilov.

Në deponi ka edhe 0.2 për qind arsenik dhe 2 për qind plumb, si dhe indium dhe antimon. Profesor Stafilov vlerëson se në gjendjen në të cilën është deponia me vite të tëra, e pambrojtur dhe e hapur, këto metale të rënda i nxjerr era dhe shiu dhe e ndotin tokën përreth.

“Të gjitha testet tona të perimeve të prodhuara në këtë rajon tregojnë se ato janë të kontaminuara me metale të rënda. Prodhimi në këtë rajon duhet të ndalohet, atlasi që kemi krijuar tregon saktë zonat me ndotjen më të madhe”, thotë Stafilov.

Portalb.mk dhe Meta.mk kanë disa vite që shkruajnë për rrezikun që fshihet nga deponia e zgjyrës në Veles, në listën e pikave të nxehta, e renditur e dyta, menjëherë pas OHIS-it të Shkupit. Sasitë e mbetjeve, por edhe toksiciteti i metaleve të rënda që përmban zgjyra, si dhe afërsia me zonat e banuara, e bëjnë këtë pikë një nga më të rrezikshmet në vend.

Fatkeqësisht prej tre vitesh gjërat sillen në vend. Destinacioni fillestar i lëndës së parë minerale, Malajzia, ku duhej të shkonte e gjithë sasia e zgjyrës, ndaloi importin e mbetjeve dhe ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, përveç 100 tonë sasive provë të lëndës së parë të eksportuara në Malajzi në vitin 2019, vetëm 368,9 tonë të tjerë u larguan nga Velesi për në Serbi, Shqipëri, Turqi dhe Kosovë në vitin 2020. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë aktivitet në këtë lokacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button