Një person dëmtoi pronat publike në Banjën e Tetovës, Kasami: Hapësirat janë rregulluar, e përcjellim rastin (Video)

Para disa ditësh një person ka kryer punime ilegale në banjën e Tetovës dhe ka dëmtuar pronat publike. Për këtë, ai është arrestuar nga Policia ndërsa nga Komuna e Tetovës thonë se pronat e dëmtuara janë rregulluar dhe se e përcjellin rastin, shkruan Portalb.mk.

Personi në fjalë ka kryer punime të paligjshme duke gërmuar, dëmtuar trotuaret dhe pajisjet tjera në lokalitetin e Banjës së Tetovës. Madje aty vërrehet se personi në fjalë është munduar të instalojë tualete. Kështu dukej kjo hapësirë para pak ditëve.

Për këtë, nga Komuna e Tetovës kanë paraqitur rastin në Polici dhe personi është arrestuar.

“Me datë 20.01.2023 në ora 16:15, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë në lokalitetin Banjat e Tetovës kanë ndaluar personin N.B.  (49) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë i raportuar nga personi i autorizuar nga vetëqeverisjes lokale të Tetovës se ka kryer gërmime të paligjshme, gjegjësisht ka dëmtuar një trotuar në gjatësi prej 60 metrash, si dhe një mur betoni. Gjatë arrestimit N.B. është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare. Personi është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm, gjatë së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se janë të njoftuar me rastin dhe se
inspektorati komunal edhe policia kanë marrë masa.

“Personi është arrestuar dhe aq sa kam informata Banja është kthyer në gjendjen paraprake dhe është përgatitur padi penale kundër personit që ka dëmtuar pronën publike. Informatat që kam është se është intervenuar, kam dhënë urdhër që të rikthehet në gjendjen paraprake si ka qenë. Bisedat janë që bile e kanë dërguar në Shkup në institucion përkatës për trajtimin e personave që kanë probleme shëndetësore por gjithashtu sipas informatave që kemi familjarët kanë marrë përgjegjësinë ta largojnë, sepse familjarët i ka me punë të përkohshme jashtë vendit. E përcjellim këtë rast”, tha Kasami.

Megjithatë, edhe pse Kasami tha se Banja është kthyer në gjendjen paraprake, kjo nuk mund të konstatohet si njëqind përqind e saktë pasi aty vëreheshin pasoja të mbetura nga këto dëmtime, të cilat mund të shihen në videon më poshtë.

Përndryshe, kur jemi te dëmtimi i hapësirave dhe pronave publike gjatë fillimit të vitit u dëmtua një nga nën-stacionet e autobusëve në Tetovë, ku u vodh një nga ulëset. Ndërsa edhe paraprakisht ka pasur dëmtime të këtyre nën-stacioneve nga persona të papërgjegjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button