Të punësuarit e Sekretariatit dhe njësive profesionale të AShAM-it do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta

Anëtarët e Organizatës sindikale të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë (AShAM), në të cilën bëjnë pjesë edhe të punësuarit e Sekretariatit dhe njësive profesionale të AShAM-it, më më 9 shkurt 2023 do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta, njoftoi Lidhja të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftim, kjo është hera e parë në ekzistencën 56-vjeçare të AShAM-it që punonjësit e Sekretariatit dhe të njësive profesionale hyjnë në grevë.

“Arsyeja e grevës janë pagat e ulëta jo dinjitoze të punëtorëve në Sekretariatin dhe njësitë profesionale të AShAM-it, të cilat janë shumë më të ulëta se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht pak mbi pagën minimale. Sipas Ligjit për AShAM-in, AShAM është institucioni më i lartë i pavarur shkencor dhe artistik në vend”, njoftuan nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Në grevë nuk do të marrin pjesë akademikët e AShAM-it, as bashkëpunëtorët shkencorë të punësuar në qendrat kërkimore të AShAM-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button