fbpx

Jo me veturë por me valixhe deri në punë (VIDEO)

Fermeri kinez, He Liangkai, e shndërroi valixhen e tij në skuter elektrik. Ai konsideron se shpikja e tij do të shënojë revolucion në mënyrën e transportit personal dhe të bagazhit njoftojnë mediat e huaja.

He në skuterin me bateri vendosi valixhen, kështu që tani i shërben edhe për ngasje dhe për bartjen e valixhes. “Kjo është valixhe multifunksionale”, thotë ai.

He, i cili jeton në qytetin Çang në krahinën qendror kineze Hunan, e demonstroi shpikjen e tij duke u vozitur për disa kilometra me valixhen e motorizuar, nga stacioni hekurudhor deri te shtëpia e tij.

He thotë se i ishin të nevojshme 10 vjet që ta bëjë këtë gjë të veçantë. Ai në vitin 1999 e fitoi çmimin amerikan për shpikjen e sistemit të sigurisë për automobila.

He thotë që ideja për valixhen e motorizuar i lindi kur e kishte harruar bagazhin duke u kthyer pikërisht nga ndarja e çmimit në vitin 1999 në SHBA.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close