BE-ja shtrëngoi më tutje ligjet e privatësisë

Bashkimi Evropian do të adresojë abuzimet me privatësinë të Big Tech, por mbështetja tek vende të cilat individualisht sigurohen për aplikimin e GDPR ka bërë që rastet të marrin kohë dhe dënimet të jenë modeste, raporton PCW.

Komisioni Evropian tashmë do tu kërkojë vendeve të BE-së të kryejnë hetimet në shkallë të gjerë çdo 2-3 muaj. Qasja më e ashpër vjen ndërsa BE-ja rekomandoi monitorimin e afërt të rasteve të Big Tech të cilët janë brenda juridiksionit të Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave dhe që rregullon gjigantët si Meta.

Vetëm pak javë më parë Bordi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave kërkoi që gjoba 28 milionë euro vendosur ndaj Meta të bëhej 390 milionë euro.

Rregullat e reja do të mbajë përgjegjëse vendet anëtare nëse vonojnë hetimet ose nuk aplikojnë ligjin kur kërkohet. Një gjë e tillë mund të çojë vendet e BE-së në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Lëvizja e fundit e BE-së mund të bëjë që kompani si Meta, Amazon dhe Google ti marrin më seriozisht ligjet Evropiane të privatësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button