Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e prodhimit industrial për 1.3 për qind gjatë muajit dhjetor në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin dhjetor të vitit 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 8.1 % Prodhimet kapitale për 0.8 % Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 16.9 %, ndërsa rritje u vërejt tek Energjia për 10.1 %, Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rënia është vetëm 0.3 për qind në qoftë se e krahasojmë komplet vitin 2022 me vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button