Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson u takua me Taravarin dhe Kasamin

Ambasadorin britanik në Shkup, Matthew Lawson është pritur ndaras nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari si dhe nga kyetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk.

“Ambasadorin Lawson e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, si një ndër aleatët tanë më të rëndësishëm në kuadër të NATO-s, për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.  Me Ambasadorin Lawson u pajtuam se në këto kohëra të trazuara për kontinentin, stabiliteti i brendshëm politik është garancë për zhvillim ekonomik, rritje të investimeve të huaja dhe prosperitet për qytetarët e vendit”, theksoi kryetari Taravari.

Në takim u bashkëbisedua për potencialin ekonomik dhe kulturor të Gostivarit, si qytet model i bashkëjetesës, ndërsa kryetari dhe ambasadori u pajtuam për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komunës sonë në në fushat e përbshkëta të interesit.

Kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Lawson në Gostivar.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në hapësirat e komunës takoi ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lauson.

Temë e diskutimit në mes kryetarit të Komunës së Tetovës, Kasami dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Lauson ishte potenciali ekonomik dhe kulturor i Tetovës, si qytet i bashkëjetesës ndërmjet etnive të ndryshme, me çka u pajtuan për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Komunës së  Tetovës.

Në fund të takimit Kasami me Lauson kanë diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe në rajon si dhe për rrugën euro-integruese të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button