NATO me mesazh për marrëdhënie më të forta me Japoninë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendi rreziqet globale që paraqet lufta Rusi-Ukrainë dhe bëri thirrje për marrëdhënie më të forta midis NATO-s dhe Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, i cili erdhi në Japoni si pjesë e turneut të tij në Azinë Lindore, foli për luftën Rusi-Ukrainë në fjalimin që mbajti gjatë vizitës së tij në bazën Iruma të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë, në veri të kryeqytetit Tokio.

“Nëse Putini fiton në Ukrainë, do të jetë një tragjedi për ukrainasit. Megjithatë, do të dërgojë gjithashtu një mesazh shumë të rrezikshëm për liderët autoritarë në mbarë botën. Sepse do të jetë mesazhi se ‘qëllimi mund të arrihet kur përdoret forca ushtarake'”, tha shefi i NATO-s.

Duke iu referuar rreziqeve globale që lindin nga Lufta Rusi-Ukrainë, Stoltenberg tha se “Lufta në Ukrainë tregon se siguria jonë është e ndërlidhur ngushtë”, ndërsa bëri thirrje për marrëdhënie më të forta midis NATO-s dhe Japonisë.

“Kjo do të jetë një mënyrë për të forcuar më tej partneritetin midis NATO-s dhe partnerit tonë të çmuar Japonisë”, tha Stoltenberg për vizitën e tij në Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button