RMV, vijon sot dita e dytë e Konferencës vjetore “Vit i mundësive të reja”

Sot, 31.01.2023 (e martë), në orën 10:00, në hotelin Aleksandar Pallas vazhdon dita e dytë e Konferencës vjetore “Vit i mundësive të reja”, në fokus të së cilës do të jenë energjetika, politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, politikat fiskale, monetare dhe tatimore, si dhe bujqësia, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë folës në panelin e parë “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi “.

Panel 1 “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi “, do të fillojë në orën 10:00. Paneli 2 “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfidat dhe mundësitë për sigurimin e bashkëpunimit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, do të fillojë në orën 11:15. Në orën12:30 do të fillojë  Paneli 3 „Politika fiskale, monetare dhe tatimore në kohë krize”. Ndërsa në orën 13:45 do të fillojë Paneli 4 “Zhvillim i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitimet nga sistemi i ri për subvencionimin e bujqësisë”.

Në Panelin e parë do të diskutohet për sfidat energjetike, transformimin energjetik të vendit dhe potencialet e ekonomisë së gjelbër.

Në Panelin e dytë, do të diskutohet për rëndësinë e kryesimit tanë me OSBE-në, përfitimet nga anëtarësimi në NATO, si dhe aspektet e tjera nga politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.

Në Panelin e tretë do të bisedohet për sfidat dhe mundësitë për zbatimin e politikave fiskale, monetare dhe tatimore që do të sigurojnë stabilitet, siguri dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

Në Panelin e katërt, do të diskutohen mundësitë për zhvillimin e bujqësisë përmes sistemit të ri të subvencioneve, mundësitë për zhvillim të balancuar rajonal përmes mbështetjes së vetëqeverisjes lokale, si dhe roli i diasporës në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në panele marrin pjesë anëtarët e Qeverisë, drejtorët e drejtorive shtetërore dhe agjencive, shoqëri aksionare shtetërore, oda ekonomike, ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera të rëndësishme në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button