Rrogat, ndërtimi i shkollave, konvikteve dhe sallave sportive, ministri i shpalosi disa plane për vitin 2023

Ministri për arsim dhe shkencë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, sot i shpalosi planet për investime gjatë vitit 2023 përmes buxhetit prej 450 milionë euro. Ai vlerësoi që ky buxhet është për 8.4 për qind më i lartë se ai i vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

„Do ta përfundojmë atë që kemi filluar dhe do të vijojë ndërtimi i disa objekteve të reja, për shembull objekti për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, zgjerimi i objekteve të FINKI-t dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup. Objekt i ri për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”. Do të fillojnë aktivitetet për rikonstruksionin e plotë të 9 konvikteve shtetërore të studentëve dhe brenda 30 muajve ato duhet të bëhen moderne dhe me efikasitet të energjisë”, deklaroi Shaqiri, duke premtuar edhe ndërtimin e 10 sallave të reja sportive.

Ai theksoi që gjatë vitit 2022 ka përfundimin e ndërtimit të 3 objekteve shkollore, ndërsa në 3 tjera vazhdojnë ndërtimet, ndërsa 30 tjera janë rikonstruktuar, ndërsa 20 tjera janë në proces. Ministri numëroi edhe ndërtimin e 6 sallave të sportit dhe furnizimin e kabineteve të shkencave të natyrës.

“Në planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  për vitin 2023, është paraparë edhe fillimi i ndërtimit të tualeteve për nxënësit me nevoja të veçanta dhe hyrje aksesi në 118 shkolla fillore”, raportojnë nga Ministria, duke premtuar edhe rritjen e numrit të asistentëve arsimorë.

Ministri në lidhje me pagën e të punësuarve në arsim, premtoi që do të ketë harmonizim të ri të pagës minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button