Skuadrilja për Trajnime në Armatë është shndërruar në qendër zyrtare të NATO-s për trajnimin e pilotëve ushtarakë 

Skuadrilja për Trajnime dhe Stërvitje në Armatë, e njohur më mirë si Qendra e Trajnimit të Pilotëve, i është bashkuar sot qendrave të trajnimit të pilotëve në Çeki dhe Itali si një qendër zyrtare e NATO-s që është pjesë e strukturës së trajnimit të fluturimit të Aleancës në Evropë. Me anëtarësimin e kësaj Qendre në NATO, struktura e trajnimit të fluturimit në Evropë konfirmoi faktin se funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës në fushën e trajnimit të pilotëve të helikopterëve.

Njëkohësisht me Qendrën e Trajnimit të Pilotëve në Maqedoninë e Veriut, dy kampuse trajnimi në Greqi dhe Hungari u bënë pjesë e kësaj strukture të NATO-s.

Maqedonia e Veriut ishte një nga dhjetë vendet aleate, e cila, së bashku me Belgjikën, Çekinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë, Spanjën dhe Turqinë nisën iniciativën për krijimin e një strukture të NATO-s për trajnime të fluturimeve në Evropë, duke konfirmuar kështu angazhimin e vendit tonë për të kontribuar në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive.

Qëllimi i strukturës së NATO-s për trajnim të fluturimeve në Evropë është ndërtimi i një arkitekture të plotë të trajnimit të pilotëve në Evropë që do të ofrojë një mundësi për trajnime gjithëpërfshirëse të pilotëve të avionëve luftarakë, helikopterëve dhe dronëve për nevojat e Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button