Tregu me shumicë në Tetovë pa shitës

Tash më 40 ditë dhe në  mynrë soleme është hapuar  tregu me shumicë në Tetovë i cili gjendet afër stacionit të autobusëve , edhe përkundër kësaj, akoma  nuk është duke funksionuar.Drejtori i ndërmarrjes publike komunale Tetova , Xhelal  Ceka  thotë  se deri më tash janë paraqitur  10 shitës të cilët do të shesin produktet   më shumicë ai thotë se ky treg do të filloj të funksionoj atëherë  kur në treg do të dalin prodhimet vendore të shalqirit  dhe produkteve tjera dhe qëllimi është që të largohen shitësit  e auto mjete  nëpër rrugët e Tetovës dhe të kenë një vend të përshtashëm  ku mund të shesin me  mjetet transportuese.

Sipas Cekës  Komuna e Tetovës nuk do të tolerojë që të  nëpër rruhet e qytetit  të zihen  trotuarët dhe    pengohet kalimi i lirë i qytetarëve, për këtë nëse ka nevojë do të intervenoj edhe inspektorati i tregut dhe  policia e Tetovës, pasi që tash më shitësit e rrugës ost ë kenë në dispozicion 3000 metra katrorë  me  një çmim simbolik për të kryer këtë veprimtari.  

 

Lajme të ngjashme

Back to top button