ESE: Në vend që ta rrisë buxhetin për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, shteti e shkurton

Për të ulur shkallën e zbulimit të kancerit të qafës së mitrës në një fazë të avancuar dhe për të ulur vdekshmërinë, Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazinë e grave (ESE) bën thirrje për rritje urgjente të buxhetit të programit të skriningut për këtë sëmundje. Gjithashtu, ato kërkojnë rritje të aktiviteteve për edukimin e grave, si dhe aktivitete të veçanta në nivel komunitar për gratë nga grupet vulnerabël, transmetoon Portalb.mk.

Nga atje shtojnë se Qeveria e ka zvogëluar buxhetin për programin për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje në vitin 2023 për dy milionë denarë në krahasim me vitin paraprak.

“Në fund të janarit, programi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së, që do të thotë se nuk dihen ende aktivitetet e planifikuara dhe as grupmosha e synuar e grave që do të përfshihen në skrining” , thonë nga ESE.

Nga shoqata theksojnë se për shkak të fondeve të pamjaftueshme buxhetore dhe organizimit joadekuat në vitin 2021, vetëm 22 për qind e grave të grupmoshës së synuar do të mbulohen nga skriningu i kancerit të qafës së mitrës, i cili, shtojnë ata, është larg mbulimit në vendet e BE-së, i cili sillet mbi 75 për qind e femrave.

“Në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë anuloi dërgimin e ftesave për gratë për ekzaminim gjinekologjik me PAP test dhe prezantoi platformën e internetit skrining.mk që gratë vetë të paraqiten për ekzaminim me PAP test. Por lind pyetja nëse kjo masë paraqet përmirësim apo regres të programit të skriningut. Sipas deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2022, vetëm 12.194 grave iu është bërë Pap-test përmes rrugës së paraqitjes së ekzaminimit përmes platformës së internetit, që përfaqëson vetëm 10 për qind të grupmoshës së synuar”, thekson Shoqata.

Si disavantazh i caktimit të kontrolleve në mënyrë digjitale, Shoqata thekson se mund të jetë pengesë, veçanërisht për kategoritë vulnerabël të grave. Në këtë drejtim, anketa e ESE-s 2022 tregoi se vetëm 24 për qind e grave nga zonat rurale dhe 16 për qind e grave rome kanë mundësinë e plotë për të caktuar në mënyrë të pavarur një kontroll gjinekologjik në mënyrë elektronike. Në këtë situatë, siç shtojnë nga atje, ndikon mundësia e aksesit në internet dhe në një pajisje digjitale, si dhe niveli i njohurive digjitale.

“Në Maqedoninë e Veriut, çdo vit vdesin rreth 40 gra nga kanceri i qafës së mitrës, ndërsa mbi 350 gra trajtohen çdo vit në Klinikën Universitare të Onkologjisë dhe i nënshtrohen trajtimeve agresive të kimioterapisë dhe rrezatimit sepse sëmundja zbulohet në një fazë të avancuar. Është shkatërruese të dihet se të gjitha këto vdekje dhe trajtim me trajtime agresive mund të parandalohen, nëse ndryshimet zbulohen në kohë. Por në vend që shteti të rrisë burimet financiare dhe të rrisë mbulimin e grave me programin e skriningut të kancerit të qafës së mitrës, ne po shohim ulje të fondeve buxhetore për këtë qëllim”, përfundon Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button