Pakistan, të paktën 44 persona humbën jetën nga aksidenti i autobusit

Është rritur në 44 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së një autobusi në një rrugë malore në rajonin Baloçistan të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, autobusi ka dalë nga rruga në kalimin malor në zonën Lasbela nga Quetta për në Karaçi.

Zyrtarët e policisë njoftuan se shkak për aksidentin ku humbën jetën 44 persona është mosrespektimi i rregullave të shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit.

Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button