RMV, zhurma nuk merret seriozisht, në zonat për banim, ka nga kafene në depo për material ndërtues

Kafene, diskoteka, bastore në objekte banesore, rrugë të mbushura me njerëz dhe muzikë të zëshme, qendra tregtare në mes të qytetit, kapacitete industriale, depo për materiale ndërtimore në zona banimi, numër i madh i automjeteve të vjetra dhe të zëshme, kamionë, autobusë nëpër rrugë… Arsyet për zhurmë janë të shumta, ndërsa ajo është shqetësim i mjedisit jetësor, i cili nuk trajtohet seriozisht në vend. Maqedonia e Veriut nuk ka kadastër të zhurmës, nuk ka harta strategjike, ndërsa të dhënat nga monitoringu nuk janë gjithnjë të qasshme për opionin e gjerë, edhe pse të gjitha direktivat e Bashkimit Evropian janë transpozuar në legjislacionin vendor, ndërsa janë përgatitur edhe rregullore si akte nënligore, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit në kapitullin 27, zhurma mund të jetë një ndër prishësit e mjedisit jetësor, nëse nuk implementohen obligimet veç më të ndërmarra nga legjislacioni evropian. Nga Qendra për ndryshime klimatike informojnë se ligji për zhurmë në mjedisin jetësor i rregullon parimet themelore për menaxhim me zhurmën në mjedisin jetësor dhe është bërë sipas ligjeve evropiane.

Sipas Sandra Stojkovska, koordinator projekti në Qendrën për ndryshime klimatike, analiza është bërë në kuadër të raportit në hije për kapitullin 27, direktiva kryesore e BE-së për zhurmë thotë se është transpozuar tërësisht në ligjin nacional, por në raport me zbatimin ka mangësi të caktuara.

“Kur bëhet fjalë për monitoring dhe matje të zhurmës, merren të dhënaat nga matjet e zbatuara në qendrat për shëndet publik në katër qytete në Maqedoni edhe atë, Shkup, Kumanovë, Kërçovë dhe Manastir. Sipas analizave të caktuara mund të shihet se, në pjesën më të madhe ka tejkalim të vlerave të lejuara për zhurmë që janë të caktuara sipas ligjit”, tha Stojkova.

Nga Qendra për ndryshime klimatike vlerësojnë se, zgjidhja për të gjitha problemet e cila do të sjell për mbrojtje të potë nga zhurma në mjedisin jetësor, është para gjithash përgatitja e hartave strategjike për zhurmë dhe plane aksionale por edhe zbatimi i tyre. Nevojitet të punohet edhe në kadastrin e ndotësve nga zhurma, por edhe në përditësimin e rregull të tyre.

“Problem i madh, posaçërisht në qytetet e mëdha është zhurma që vjen nga objektet komerciale si kafene, restorante, klube të diskotekave, por edhe objekte komerciale me veprimtari të tjera. Trafiku po ashtu është problem i madh kur bëhet fjalë për zhurmë në mjediset urban. Për këtë qëllim, nevojitet planifikim adekuat urbanistik, përkatësisht të kihet kujdes gjatë planifikimit të objekteve rezidenciale dhe nxjerrjen e lejeve për punë për disa nga fushat e lartpërmendura. Objektet komerciale, aktivitetet e të cilave mund të shkaktojnë nivel të rritur të zhurmës nuk duhet të marrin leje për punë në pjesë të komunave që janë të parapara për banim”, vlerëson Stojkova.

Direktiva e BE-së për zhurmë në mjedisin jetësor kërkon që çdo vend i cili e ndjek legjislacionin evropian të ketë harta strategjike për zhurmë dhe për rrugët kryesore, hekurudhat, aeroportet dhe aglomeracionet e tjera me më shumë se 100 mijë banorë.

Ministria e Mjedisit Jetësor informon se tek ata, mblidhen dhe përpunohen të dhëna nga matje të zhurmës komunale dhe nga kapacitetet industriale të cilat janë të obliguara të kryejnë matje të zhurmës sipas lejeve të integruara ekologjike të cilat i posedojnë.

“Hartat strategjike dhe planet aksionale për zhurmë nuk janë përpunuar ende. Megjithatë në vitin 2011 është miratuar dekret për aglomeracionet, rrugët kryesore, hekurudhat kryesore dhe aerportet kryesore për të cilat duhet të përgatiten harta strategjike për zhurmë. Planifikohet të fillohet fillimisht me përgatitje të hartave strategjike, ndërsa më pas dhe për plane aksionale me ndihmë të IPA projektit, i cili është në fazë të zgjedhjes së ofertës më të mirë dhe i cili do t ë zgjas dy vite”, informojnë nga ministria.

Sipas legjisacionit evropian, obligim i Qyteti të Shkupit, si dhe të Tetovës, Kumanovës dhe Manastirit, si dhe qyteteve me mbi 100 mijë banorë, është që të përgatisin hartë strategjike dhe plan aksional për zhurmë si dhe të vendosi rrjet për monitoring të zhurmën në zonën urbane.

Nga Qyteti i Shkupit deklaruan për Meta.mk se, ato janë kompetent vetëm për kontroll të zhurmës nga instalacionet që kanë leje të integruar ekologjike B. Prej aty nuk u përgjigjën se pse nuk ka hartë strategjike dhe plane aksionale dhe as nëse dhe sa kontrolle kanë bërë inspektorët e qytetit në instalacionet nën kompetenca të tyre, nëse janë konstatuar tejkalim i nivelit të zhurmës dhe a janë shqiptuar sanksione.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button