RMV, rritje të bursave për 2,700 studentë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, rreth 2,700 studentë, shfrytëzues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të përfitojnë rritje të bursave, përkatësisht në vend se nga 3000 denarë, këta studentë do të marrin bursë në vlerë prej 6,050 denarë, transmeton Portalb.mk.

Studentët shfrytëzues të kësaj kategori gjatë javës së ardhshme do të informohen për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte.

Vendimi që të barazohen bursat për këta studentë vjen pas konstatimit të diskriminimit indirekt nga ana e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, pasi MASH në vitin 2021, e rriti vlerësn e bursave në 6,050 denarë, por vetëm për ata që do të aplikojnë në konkursin e ri, derisa studentët që kanë realizuar të drejtën e bursës para vitit 2021, kanë vazhduar t’i marrin shumat e vjetra më të ulëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button