Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha sot se, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare sepse ajo nuk do të punon, siç theksoi ai, nën diktatin e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me këtë përbërje paramentare sepse ajo nuk do të punojë, thën kushtimisht, nën diktatin bullgar. E dakorduan marrëveshjen dhe e dakorduam edhe përkundër asaj që ofruam ndihmë në atë proces negociues. Nëse ju kujtohet pas asaj konferencës sime për media, mendoj se ishte pril – maj, u refuzova nga ana e qeverisë së BDI-së, të mbështetur nga LSDM me pretekstin se, nuk u duhet ndihmë. Negociuan dhe dakorduan aneks të marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi, ndërsa nuk mund ta përmbushin atë që dakorduan pasi është e dukshme se ato kushte që vlenin në të kaluarën, nuk do të vlejnë në këtë përbërje parlamentare dhe nuk do të përmbushen”, tha Mickoski.

Ai më pas shtoi se, asnjë politikan në Maqedoni nuk duhet të mendoj më shumë për çfarë do lloj lëshime nacionale që lidhen me çfarë do lloj ndryshime kushtetuese në Maqedoni.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button