PTHP kërkoi paraburgim për të miturin që shkeli për vdekje një këmbësor në Shkup

Prokuroria Themelore Publike i ka dorëzuar kërkesë Gjykatës për fëmijë në Gjykatën Themelore Publike, për ngritjen e procedurës përgatitore kundër një të mituri për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale, transmeton Portalb.mk.

“Pa posedim të patent shoferit, i mituri i moshës 17 vjeçare, më 27 janar në orët e mbrëmjes, ka drejtuar automobil “Folksvagen golf”, në pronësi të babait të tij. Me çka, ai nuk ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar trafikun publik, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Duke vozitur në rrugën “Bosnjë e Hercegovina”, ka arritur në rrugët “Aleksandar Urdarevski” dhe “Kemal Sejfula”, por nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me cilësinë dhe gjendjen e rrugës. Si rezultat i kësaj, me pjesën e majtë të përparme të automobilit ka goditur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar në vendkalimin për këmbësor. Këmbësori ka marrë lëndime të rënda nga goditja dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, kanë sqaruar nga PTHP.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjykatësit për fëmijë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të mirturin, pasi vlerëson se, ka rrezik që i mituri të arratiset, të pengojë procedurën me ndikim ndaj dëshmitarëve apo të përsëris veprën.

Paraprakisht, për aksidentin në fjalë njoftoi edhe MPB, megjithatë në njoftimin e tyre thuhej se automobili drejtohej nga një person 18 vjeçar dhe jo nga një i mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button