Pendarovski nuk ndjehet i rrezikuar për sigurinë personale pas deklaratave të Xhambaskit

Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se nuk ndjehet i rrezikuar për sigurinë personale pas deklaratave të eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski, njofton Portalb.

“Po bëja shaka lidhur me këtë temë, thjesht duhet t’i fikim dritat, prandaj jemi në një lokacion të këtillë, të fshehur thellë në pyll dhe çdo natë që kur Xhambaski bëri atë deklaratë, unë jam duke fjetur në apartamente të ndryshme. Sigurisht, që po bëj shaka”, është përgjigjur Pendarovski i pyetur se nëse ndjehet i sigurtë.

Pendarovski në intervistë për Televizionin Telma shtoi edhe se nuk është ngritur niveli i gatishmërisë për sigurinë e tij.

Vllado Çernozemski i ri, siç vetë prezantohet, ishte në këtë sallë të njëjtë, para tre vitesh, kur ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga Bojko Borisov, për 2 Gusht. Praktikisht ai nuk ishte askund, dhe Borisov, i cili atëherë ishte kryeministër, ndaj tij sillej si vrimën e fundit të fyellit. Absolutisht nuk i dha leje të flasë. Vetëm në një moment kur më pyeti Borisov se çfarë rekomandon, çfarë vëren nga ana jonë, ndërsa ishte viti i parë pas zbutjes së marrëdhënieve, kush po e prish këtë trend, unë i thashë këta që ulen djathtas dhe majtas nga ti, Kovaçev dhe Xhambaski, sepse që nga mlngjesi deri në mbërmje në Fejsbuk shkruajnë kundër nesh. Pastaj ai iu kthye Xhambaskit dhe i tha ‘Nga nesër asnjë publikim në Fejsbuk, e kuptove?'”, tha Pendarovski.

Rekomandimi im deri te partnerët e tanë ishte se duhet të sugjerojnë as në Sofje të mos ndihmohrz, gjegjësisht të mos nxiten transporte të organizuara deri te kufiri jonë për më 4 shkurt. Ju bindi, ekzistojnë informata paraprake për shumë persona me qëllime të këqija ndaj nesh, dhe atyre nuk do t’u lejohet hyrja në shtet, theksoi presidenti Pendarovski.

Sipas tij, mirë do të ishte edhe Bullgaria si fqinji ynë, të mos nxisë organizim të karvaneve të këtilla.

Presidenti megjithatë qëndron në qëndrimin se 4 shkurti do të kalojë në atmosferë siç i ka hije dhe do t’a kremtojmë siç i ka hije një shteti të civilizuar demokratik.

“Jam i bindur se organet kompetente do të ndërmarrin gjithçka që është në fuqinë e tyre që ta kalojmë 4 shkurtin në m[nyrë me të cilën edhe njëherë do të paraqitemi si shtet i cili toleron dallime, por nuk toleron fyerje ndaj popullit të vet”, shtoi Pendarovski.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin teknik të Republikës së Bullgarisë, Gallab Donev, në fokus të së cilit kanë qenë[ temat aktuale në të dy shtetet, kumtoi pres-qendra qeveritare.

Kovaçevski në bisedën me kryeministrin teknik Donev ka potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, në pajtueshmëri të rregullimit kushtetues garanton realizim të së drejtave të secilit qytetar i cili jeton në shtet.

Lidhur me deklaratat e fundit të eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski për pretendime territoriale, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer kujtoi se Parlamenti Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme bullgare janë distancuar nga këto deklarata. Ai nënvizoi se pretendime të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në.

Lidhur me vërejtjet e bëra dje ndaj presidentit Pendarovski, të cilat mund të interpretohen si kërcënim, ambasadori Geer theksoi se kjo absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së.

“Kjo nuk pasqyron vlerat mbi të cilat është themeluar BE-ja. Është e papranueshme që një personazh publik të bëjë komente të tilla për këdo, e lëre më për kreun e shtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi Sovran”, tha Geer.

Kjo deklaratë vjen pasi dje eurodeputeti bullgar Angell Xhambaski në një prononcim për Nova-n bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që eurodeputeti Xhambaski të shpallet person non grata, indirekt e kërcënoi me atentat, duke kujtuar vrasjen e mbretit serb Aleksandar Karagjorgjeviq.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të hënën në një konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit deklaroi se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë – shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve që kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin kundër vendit tonë.

Pendarovski, edhe pse nuk e përmendi me emër, besohet se i është referuar euro-deputetit nga Bullgaria, Angell Xhambaski, i njohur për, siç është thënë, “retorikën e tij nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas, si historikisht, ashtu edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale politike”.

Ai informoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, përkujtimi i lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, sepse strukturat e organizuara në Bullgari, të cilat po bëjnë fushata antishtetërore ndaj Maqedonia e Veriut po mobilizon më shumë njerëz për të ardhur në Shkup.

Qeveria njoftoi se ka arritur në konkluzione lidhur me shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, 4 shkurt, dhe ka ngarkuar MPB-në që të marrë të gjitha masat për sigurimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Pendarovskit që eurodeputeti dhe disa qytetarë të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata, Qeveria nuk është deklaruar ende.

Pas këtij veprimi, pati reagime nga Bullgaria.

Presidenti i Bullgarisë ka komentuar vendimin e Pendarovskit duke shtuar se për këtë se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund, siç thotë urrejtjes dhe histerisë antibullgare.

“Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë që ata të mbrohen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet të jetë parakusht për fillimin e negociatave. Pra, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka filluar negociatat. Ata ende nuk e kanë hapur derën e dhomës ku po zhvillohen këto negociata. Pres që institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëshmojnë, jo vetëm që nuk janë pjesë e fushatës antibullgare, kjo nuk mjafton më, është koha që ata të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër kësaj fushate”, tha Rumen Radev.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë.

Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

“Sa i përket kundërsulmit ndaj Angell Xhambaskit dhe politikanëve të tjerë tanë, mendoj se ky është pjesë e një narrative të re maqedonase, fillimisht për të minimizuar sulmin ndaj një bullgari, e më pas ndaj sulmeve sistematike ndaj klubeve dhe komuniteteve bullgare atje, që po përshkallëzohen”, tha Millkov.

Millkov kujtoi se fokusi i propozimit francez është respektimi i të drejtave të komunitetit bullgar në RMV. Ai tha se negociatat e RMV-së me Bashkimin Evropian nuk mund të vihet në veto, pasi siç tha ai, as që kanë filluar.

Por, burime të Portalb.mk brenda Delegacionit të BE-së thonë se negociatat janë hapur në korrik, pasi sipas tyre skriningu bilateral nuk mund të fillonte pa hapjen e negociatave.

Mbrëmë Millkov deklaroi se ambasadori bullgar, Angell Angellov do të qëndrojë jashtë Maqedonisë së Veriut derisa, siç tha, Sofja nuk sheh sinjale të ndryshimit.

Ai dje njoftoi se Bullgaria do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak të rrahjes së Hristijan Pendikov. Ai theksoi se ndërprerja e projekteve të përbashkëta do të jetë pjesë e reagimit bullgar për rastin Pendikov.

Për këtë, burime nga Delegacioni i BE-së në vend thonë se kjo është çështje bilaterale e cila duhet të zgjidhet midis dy vendeve. Ndërkaq nga atje theksojnë se mbështesin veprimet për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë në mes dy vendeve.

Lidhur me veprimet e fundit të Bullgarisë, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriute cila thotë se i ndjek me vëmendje deklaratat dhe aktivitetet që vijnë nga Republika e Bullgarisë dhe me keqardhje konstaton se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella; përkundrazi, ato paraqesin nënshtrim ndaj provokimeve të atyre që duan t’i prishin përpjekjet e dy Qeverive për zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga kjo ministrti shtojnë se ndonëse thirrja e Ambasadorit për konsultim në vendin amë është e drejtë e vendit dërgues dhe praktikë e rregulltë diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për një hap të këtillë, të cilin e cilëson si të pabazuar, të pambështetur me argumente të vlefshme dhe joproporcional.

Tone për ulje të këtyre tensioneve pati edhe nga vendi por edhe nga ndërkombëtarët.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk, theksoi se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele suksesi janë po aq të nevojshme për anëtarët e BE-së sa edhe për shtetet që janë në rrugë për t’u anëtarësuar në BE.

Zëvendëskryeministri së bashku me eurodeputetin Kuçuk konfirmuan se përkundër të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për të prishur marrëdhëniet e mira, të dy së ​​bashku me qytetarët dëshirojnë dhe mbrojnë fuqishëm bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë që sjell prosperitet për të dy vendet dhe të dy popujt dhe ata besojnë se edhe ky opsion është më i madh dhe më i fortë dhe se me siguri do të mbizotërojë në këtë situatë.

Thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe provokimeve nga të dyja palët kanë bërë edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani së bashku me kolegun e tij bullgar Nikolai Milkov gjatë vizitës së shtetasit të sulmuar nga RMV-ja në Ohër, Hristijan Pendikov.

Përndryshe, kujtojmë që Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së.

Ndërkaq, Kuvendi i RMV-së aktualisht nuk i ka numrat për të bërë një ndryshim të tillë, pasi ndryshimet duhet të miratohen me 80 nga 120 votat e deputetëve apo dy e treta e deputetëve, shumicë kjo e cila deri tani nuk është arritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button