Asgjë nga investimi 200 milionësh i Subrata Roy

Një vit pas dhënies me qira të 5.353 hektar tokë bujqësore Subrata Royt në fshatin Durfulija, pjesa më e madhe e tokës ka mbetur e papërpunuar me barë të rritur dhe thera.

Asnjë nga 20 mijë lopë nuk ka arritur, nuk ka as punësime as shpallje për punësime, si dhe asnjë informacion për atë se kur do të fillojë realizimi I planit mega investues prej 200 milion eurove nga kompania indiane ‘Sahara’, shkruan Kapital.

Banorët e fshatit ku është locuar parcela që e ka marr me qira Subrata Roy, thonë se vitin e kaluar vinin për vizitë përfaqësuesit e kompanisë indiane por një kohë të gjatë ata nuk kanë parë askënd që të vijë dhe ta vizitojë këtë tokë bujqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button