Deri më 16 shkurt të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për pozitën e delegatit në OKB

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut të moshës prej 18 deri 27 vjeç, do të mund të aplikojnë deri më 16 shkurt për pozitën e përfaqësuesit të vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Portalb.mk.
Ai duhet të jetë shtetas i RMV-së, ndërsa gjatë 5 viteve të fundit duhet të ketë qenë 3 vite në RMV.
Një nga kushtet që duhet të plotësojë kandidati është edhe përvoja prej dy viteve me organizatat e të rinjve, si dhe të njeh mirë gjuhën angleze dhe punën e strukturën e Kombeve të Bashkuara.
Të gjitha dokumentet e kërkuara në Konkurs, kandidati duhet t’i dërgojë në Agjencinë për Rini dhe Sport në Shkup, ndërsa për informata mund të kontaktojë përmes adresës gordana@ams.gov.mk.