RMV, pesë persona nën hetim, abuzuan seksualisht me një të mitur dhe përgatitën materiale pornografike

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar në bazë të kallëzimit penal të Njësisë nacionale për ndalimin e kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit me qenie njerëzore në MPB, dje ka lëshuar Urdhër për zbatim të një procedure hetimore kundër katër personave nga Velesi dhe një personi nga Tetova. Nga provat e grumbulluara dyshohet se të dyshuarit kanë kryer veprën penale – Trafikimit të fëmijëve, e dënueshme nga neni 418 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari i parë, njëzet e pesë vjeçar nga Velesi, nga fundi i dhjetorit 2021 dhe gjatë vitit 2022, duke përdorur kërcënime ndaj fëmijës viktimë, u ka mundësuar të dyshuarve tjerë dhe personave të tjerë që të kryejnë akte seksuale me viktimën e trafikimi të qenieve njerëzore – pas mënyrës së aktiviteteve seksuale, shfrytëzimit seksual dhe pornografisë. Në dhjetor 2021 ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetëvjeçare, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore përmes aplikacionit në Instagram dhe pas disa javësh komunikim të vazhdueshëm përmes aplikacionit, pasi ka fituar besimin e viktimës, e ka mashtruar se do të fillojnë lidhje dashurie. Në takimin e parë është bërë material pornografik që i dyshuari i parë e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar vajzën të vijë në takime të tjera, duke e kërcënuar se nëse nuk vinte do t’i publikonte dhe shpërndante materialet me përmbajtje intime në rrjetet sociale, me çka do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë mënyrë i dyshuari i parë në disa raste e ka detyruar fëmijën-viktimë që të shkojë në banesa që janë marrë me qira në disa lokacione në Veles. Në takime kanë marrë pjesë të dyshuar dhe persona të tjerë meshkuj NN, të cilët fillimisht kanë konsumuar droga narkotike dhe pije alkoolike dhe në gjendje të tillë kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës viktimë dhe kanë përdorur shërbime seksuale edhe pse kanë ditur dhe kanë qenë të detyruar të dinë se fëmija i mitur ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët do të pengojnë hetimin, si dhe frikën nëse mbrohen në liri do ta përsërisin veprën penale, me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake vendosi masën e paraburgimit për katër të dyshuar dhe masën arrest shtëpiak për njërin nga të dyshuarit. Për këtë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku tetë vitesh”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button