Të punësuarit në QKR demantojnë Arsovskën dhe e akuzojnë për presion

Shpifje, presione të rënda, marrje në pyetje dhe mobing ndaj të punësuarve, interpretim paushall i ligjeve dhe dokumenteve, si dhe përjashtim nga përgjegjësitë, janë problemet që vunë në dukje të punësuarit e Qendrës Kulturore Rinore pas konferencës së djeshme për media të kryetares Danella Arsovska për zhvillimet në QKR. Redaktorët programor u kanë dërguar mesazh edhe institucioneve kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë për të katërtin vit jemi shënjestër e akuzave dhe ndërhyrjeve publike, polici të ndryshme financiare, revizione, kontrolle dhe gjykata. Na vrave kënaqësinë dhe dashurinë për punën. Kemi duruar dhe do të durojmë për aq kohë sa besojmë në një shtet ligjor dhe të drejtë. Mos na dërgoni persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar për të na marrë në pyetje, për të bërë mobing dhe për të bërë presion në vendin tonë të punës”, tha Kristina Gorovska nga QKR.

Redaktorët programor në institucion hedhin poshtë të gjitha akuzat që ajo u ka drejtuar dje dhe shtojnë se ditët e fundit janë ekspozuar ndaj presioneve të rënda nga punonjësit e Qytetit që nuk janë pjesë e revizioniz dhe janë vazhdimisht në zyrën e të sapoemëruarit ushtrues detyre drejtor Nikola Aleksov.

“Duam të pyesim kush është Gjorgji Gërkovski, i cili paraqitet këtu, ai nuk është revizor, por shef i departamentit për punë të përgjithshme në Qytetin e Shkupit, kush është ai person dhe a ka të drejtë tu bëjë pyetje të punësuarve të cilët nuk kanë lidhje me funksionimin material dhe financiar të QKR-së, e cila është nën kompetencën e auditorëve. Ne nuk e kemi problem të bashkëpunojmë me auditorët e vërtetë dhe të gjitha dokumentet e QKR-së janë në dispozicion të tyre, por pyetjet dhe insinuatat për të bërë deklarata për tema të caktuara nga një person që nuk e dimë nëska fare autoritet gjatë auditimit janë të dyshimta” thotë Filip Nikolovski nga QKR.

Lidhur me akuzat e Arsovskës ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit paraprak të QKR-së Vanço Bogoev për “takimin e fshehtë në zyrat e qytetit” në të cilin, siç thotë Bogoev, i është bërë presion për të punësuar Arben Shaqirin, i njohur në opinion si Beni, punonjësit e QKR-së i bëjnë thirrje punonjësve në administratën e qytetit të cilët “në heshtje tregojnë për takimin e zhurmshëm mes ish ushtruesit të detyrës dhe sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit” për të informuar opinionin dhe institucionet kompetente.

“Bogoev ka deklarata me të cilat po mundohet, duke ditur se çfarë ka bërë në 12 muajt e fundit, të gjejë një mënyrë, që do të shkaktojë presion të mjaftueshëm në opinion, për të menduar se kjo mund të jetë një mënyrë për t’u tërhequr nga ajo që pason”, tha dje Arsovska.

Redaktorët eprogramor kërkojnë që të hapet  konkurs i rregullt dhe i drejtë për emërimin e drejtorit të QKR-së.

Arsovska dje ka akuzuar se nga llogaria e QKR-së janë “pompuar” rreth 100 mijë euro.

Lidhur me dokumentet që Arsovska ua ka treguar mediave që i posedonte dhe të cilat nuk i publikoi dhe as nuk i ndau me mediat, dhe të cilat i referohen siç thotë ajo 90 kontratave për banakiere, redaktorët programor sqarojnë se i referohen punësimit mujor të disa të rinjëve gjatë 12 muajve.

“Në të shumtën e rasteve këta janë studentë, të cilët me ndershmëri punojnë me mëditje, shpesh herë me dy turne, të cilat në fund të muajit, në bazë të punës, u paguhen si honorar, me taksë të paguar. Dhe sigurisht 90 kontrata nuk janë 90 persona – një përgjigje paushalle për 12 muaj të vitit është 7 ekzekutues në muaj, secili me kontratën e vet mujore të veçantë. Gjithsesi, ne i jemi veçanërisht mirënjohës secilit prej tyre”, thotë Kiril Meçalov, punonjës i QKR-së.

Ai shton se vitin e kaluar kanë punuar me një numër më të vogël të të punësuarve se në vitet e kaluara dhe se QKR-ja në vazhdimësi kërkon nga Qyteti i Shkupit punësime të reja, qoftë edhe të përkohshme dhe përmes Agjencisë për punësim të përkohshëm, e cila kërkon pëlqimin e Qytetit të Shkupit, të cilin deri më tani nuk e kanë marrë.

Sa i përket zvogëlimit të buxhetit për punë të QKR-së, punëtorët pohojnë se buxheti programor prej 22,3 milionë denarë në vitin 2020 është reduktuar në 14,5 milionë denarë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button