Nuk bëhet shteti pa të rinjtë

Historiku i emigrimit  nga vendlindja në vendin tonë është  i hershëm, sepse shteti në të cilin jetojmë është i tillë që nuk ofron  edhe shumë mundësi për ndonjë të ardhme më të ndritur veçanërishtë për rininë, pjesën më vitale të një populli. Disa nga shkaqet kryesore të mospasjes së perspektivës jetike tek të rinjët e Maqedonisë së Veriut, mundë të veçohen : mungesa e një punësimi adekuat, mungesa e të ardhurave financiare, pasiviteti në jetën politike, mosintegrimi në shoqëritë civile apo jetën sociale. Të gjitha këto ndikojnë tek vendimi i një të riu për të ikur jashtë shtetit kryesisht në vendet europiane, me shpresën që do ti përmbushin apo realizojnë dëshirat dhe ëndërrat e tyre.

E vërteta, është se rinia në Maqedoninë e Veriut do të mund t’i jepte formën e duhur përbërjes së shtetit dhe jetës socio-kulturore në vendin tonë e cila tani për tani lë shumë për të dëshiruar. Shkollimi i mirëfilltë dhe një rini  e mbështetur në dije dhe lexim duhet të jetë synimi ynë për të ardhmen. Me këtë ne ndihmojmë vetën tonë, familjen dhe shtetin. Duhet të jemi të angazhuar të kontribuojmë në shoqëri për të pasur perspektiva dhe në vendëlindjen ku jetojmë.Të rinjët janë burimi kryesorë i një populli për të përmirsuar jetën e një vendi. Prandaj, është e nevojshme edhe përkrahja e shtetit me organizmat e tij që të fuqizojë sa më shumë opsionin për të ofruar zgjidhje më afatgjate për rininë, të plotësohen të drejtat elementare për një të ri, të i ofrohen kushte bazike në shtetin e tijë,me synimet për të parandaluar emigrimin apo ikjen e tyre.

Nuk mundë të thuhet  se ne nuk kemi shtet, por mundë të themi se kemi një shtet jo të aftë përballë dukurive sikurse janë migrimi i rinisë për shkaqe ekonomike dhe në mungesë të shpresës për një perspektivë më të mirë se sa e kanë aktualisht.

Të rinjtë mbetën shtylla më e  fuqishme e çdo shoqërie dhe shteti duhet fuqinë e tyre ta llogarisë  për zhvillim ekonomik dhe ndryshime sociale. Në  këtë kontekst shteti duhet të punojë  mjaftueshëm për të orientuar të rinjtë në shumë fusha që sjellin zhvillim social dhe ekonomik për vendin.

Shkruan: Nexhibe Emini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button