Mustafi shqiptari i parë “gjerman”

Shkodran Mustafi realizoi ëndrrën e tij më të madhe në karrierë: pjesëmarrjen në Botërorin 2014 me Gjermaninë. Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare ka marrë surprizën më të bukur mëngjesin e së shtunës, teksa po shkonte në shtëpi.

“Në momentin që trajneri Loew më telefonoi, po shkoja për në shtëpi. Nuk mund të përshkruaj gëzimin tim. Kisha planifikuar pushime në Ibiza, por në Brazil s’kam qenë asnjëherë”, nënvizoi Mustafi për “Sport1″, i cili më pas poston dy foto dhe një shkrim në sajtin e tij në “Facebook”, ku shpreh keqardhje edhe për Marko Reus “Së pari më vjen keq për Marokon, që pas një sezoni bombastik dëmtohet një ditë para Botërorit. I uroj shërim të shpejt…!!! Natyrisht që jam i lumtur që trajneri besoi tek unë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen”.

Ndërkohë, 22-vjeçari Shkodran Mustafi është i pari lojtar me origjinë shqiptare që vesh fanellën me kombëtaren gjermane dhe bëhet pjesë e një Botërori me “pancerat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button