Këshilli i ambasadorëve me thirrje për qetësim të tensioneve në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Këshilli i ambasadorëve konsideron se urgjentisht duhet të qetësohen emocionet, të ketë qëndrim shtetëror dhe të veprohet me maturi, sepse tek zgjidhja mund të vihet vetëm përmes negociatave mes dy shërbimeve diplomatike, kumtoi sot Këshilli lidhur me, siç vlerëson, tensionet në rritje në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat eskaluan drejt përmasave më serioze pas incidenteve të padëshiruara në Ohër, por edhe me serinë e qëndrimeve jotoleruese të burrështetasve të lartë bullgarë për perspektivat e proceseve eurointegruese të vendit tonë, raportoi MIA.

Duke cekur se vëmendje dhe shqetësim i madh i ndjekë këto ngjarje, Këshilli i ambasadorëve potencon se “alternativa nuk ka, përveç konfliktit të paramenduar, dimensionet e të cilit akoma më rëndë do të kontrollohen, i cili në fund të fundit edhe atëherë duhet të përfundojë me negociata, siç kanë përfunduar të gjitha konfliktet e mëdha në histori, vetëm se me çmim shumë më të lartë”.

“Ne, anëtarët e këtij Këshilli të ambasadorëve besojmë se edhe në Bullgari ka njerëz të menduar të cilët kuptojnë se asnjë veto apo bllokim afatgjatë, posaçërisht i këtillë, gjatë anëtarësimit të merituar të vendit tonë në BE, nuk është asgjë tjetër përveç se goditje negative edhe për fqinjët tanë, por edhe për tërë rajonin juglindor të Evropës! Vetëm integrimi i plotë evropian i Maqedonisë së Veriut dhe mosekzistimit i çfarëdo lloj kufijve, vetove dhe barrierave të tjera mes dy vendeve do të çojë drejt krijimit të atmosferës për tejkalim, zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, ceket në kumtesën e Këshillit.

Nga atje vlerësojnë se për shtetin e Maqedonisë së Veriut mbetet detyra të gjejë mënyrë dhe të hapë mundësi, para BE-së të paraqiten argumente të fuqishme se të gjitha kushtëzimet bullgare për hyrje më të shpejtë të vendit në këtë bashkësi politiko-ekonomike me ndikim janë të pabaza dhe jashtë frymës evropiane, por edhe nga fryma e epokës aktuale historike.

Këshilli konsideron edhe se konsensusi gjatë vendim-marrjes në Union tashmë paraqet pengesë serioze për zhvillimin e BE-së dhe i bën thirrje gjithnjë e më aktivisht të mendojë që vendim-marrjen për disa çështje të rëndësishme, siç është edhe pranimi i anëtareve të reja, ta bëjë në mënyrë më efikase në bazë të parimit, konsensusit minus një apo minus dy.

“Ato janë zgjidhje në interes edhe të vetë BE-së”, konkludon Këshilli i ambasadorëve.

Ndryshe, pas rekomandimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe disa personave të tjerë, kanë ardhur edhe reagimet e partia të disa funksionarëve nga Bullgaria. Presidenti i Bullgarisë dje ka komentuar deklaratat e Pendarovskit duke shtuar se për këtë do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund, siç thotë urrejtjes dhe histerisë antibullgare.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të hënën në një konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit informoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, përkujtimi i lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, sepse strukturat e organizuara në Bullgari, të cilat po bëjnë fushata antishtetërore ndaj Maqedonia e Veriut po mobilizon më shumë njerëz për të ardhur në Shkup

Qeveria pas seancës së funditnjoftoi se ka arritur në konkluzione lidhur me shënimin  e ditëlindjes së Goce Dellçevit, 4 shkurt, dhe ka ngarkuar MPB-në që të marrë të gjitha masat për sigurimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Pendarovskit që eurodeputeti dhe disa qytetarë të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata, Qeveria nuk është deklaruar në seancën e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button