Ambasadorja greke në Beograd: Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levadi deklaroi këtë të enjte se qëndrimi i lidershipit grek nuk ka ndryshuar për Kosovën dhe dëshiron që i gjithë Ballkani të jetë në Bashkimin Evropian, raporton EN.
Deklaratën, Levadi e dha në një takim me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë me Greqinë, Veroljub Arsiç dhe anëtarët e këtij grupi në Kuvendin e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.
Deputetët e njoftuan ambasadoren Levadi për gjendjen dhe problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë.
Ata gjithashtu theksuan se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe e gatshme për dialog dhe kompromis.