Pas Juventusit, radhën e ka Milani

Pas skandalit të mosdeklarimit të pagave nga klubi i Juventusit, një tjetër klub legjendar në Itali është tashmë nën “shënjestrën” e Guardia di Finanza. Bëhet fjalë për Milanin dhe më konkretisht akt-shitja e klubit “kuqezi”, mes dy fondacioneve amerikane, “Elliot” dhe “RedBird”, me këta të fundit që paguan 1.2 miliardë euro për mazhorancën e aksioneve të klubit, raporton ABC.

Sipas asaj çka raportojnë mediat italiane, policia është në kërkim të dokumencationit të plotë të shit-blerjeve të aksioneve, dokumentacion ky i cili kërkohet pas një akuze zyrtare të kompanisë me bazë në Luksemburg, “Blue Sky”, e cila mban gjithashtu një përqindje të vogël të klubit legjendar.

Që prej marrjes së aksioneve nga “RedBird”, në fundin e gushtit të kaluar, “Blue Sky” ka bërë një kërkesë në gjykatën e Milanos, për të kontrolluar në mënyrë të imtësishme gjithë aktin e transferimit të klubit, të “RedBird” dhe të bllokohej shit-blerja, por më pas në mënyrë të “mistershme” hoqën dorë nga çështja.

Kompania luksemburgase pretendon se i takojnë të gjitha të drejtat që të kishte informacionin e plotë mbi transferimin e aksioneve dhe në kuadër të këtyre pretendimeve kanë nisur një hetim nëse këto transferta janë bërë në kundërshtim të rregulloreve përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button