Këshilli nuk e miratoi propozimin e Qytetit të Shkupit për kredi për blerjen e autobusëve të rinj për NQP-në

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot nuk e përkrahi propozimin e kryetares së Shkupit, Danella Arsovskës, për miratimin e kredisë në një nga bankat vendore në vlerë prej rreth 10 milionë eurove për blerjen e autobusëve të rinj për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) Shkup. Për propozimin e Arsovskës, pro votuan 15 këshilltarë, kundër 1 këshilltar, ndërsa abstenuan 18 këshilltarë, transmeton Portalb.mk.

Këshilltarët u pajtuan se NQP-ja ka nevojë për autobusë të rinj, por kanë pasur edhe dilema të shumta. Kështu, këshilltarja nga Aleanca për Shqiptarët, Bujare Abazi, theksoi problemin me borxhin që NQP ka ndaj kompanive private të “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për udhëtimet në linjat nga qyteti në periferi.

“Kemi autobusë që nuk i marrim me qira në këtë situatë, pse nuk pranohen”, pyeti Abazi lidhur me angazhimin e autobusëve privatë që nuk funksionojnë më në rrugët e Shkupit.

Këshilltarët nga LSDM deklaruan se propozimin e Arsovskës do ta votojnë të përmbajtur, sepse nuk e shohin arsyetim ekonomik të kredisë. Nga LSDM-ja kërkuan informacion se sa do të bëhet pagesa dhe si do të shpenzohen paratë.

Këshilltari Gordan Shutarov nga LSDM përkujtoi se tashmë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është marrë kredi prej 70 milionë eurove për realizimin e transportit me autobus të shpejtë në Shkup.

“Projekti nuk ka filluar dhe as nuk është refuzuar. Duhet të dimë se për çfarë jemi”, tha Shutarov, duke shtuar se për këtë kredi tashmë po paguhen gjoba, por ende nuk ka filluar të zbatohet.

Para mbledhjes së Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetarja Danella Arsovska informoi se në mbledhjen e Këshillit të !ytetit është dorëzuar një pikë me të cilën do të sigurohet kredi prej 10 milionë eurosh nga një bankë vendore për blerjen e 50 autobusëve ekologjikë.

Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot. Vonë në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

Arsovska fitoi zgjedhjet me premtimin për transport publik të shpejtë, efikas dhe falas, si dhe me blerjen e 250 autobusëve ekologjikë. Në vitin e parë të mandatit, jo vetëm që nuk e realizoi këtë premtim, por kolapsoi transporti publik në qytet, dhe për herë të parë në histori, Shkupi mbeti një ditë pa të pasi shoferët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan sepse nuk ishin paguar.

Muajin e kaluar Arsovska i ndërpreu kontratat me dy kompanitë private të transportit “Sloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin. Me ndërprerjen e kontratave, në rrugë nuk ka mjaftueshëm autobusë dhe NTP “Shkup” funksionon me orar të reduktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button