Inspektorati Shtetëror i Tregut për një javë ka marrë 122 vendime dhe lëshuar 105 gjoba

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) bën të ditur se në periudhën prej datës 16.01 deri më 22.01.2023 ka kryer gjithsej 709 kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku janë marrë 122 vendime dhe janë lëshuar 105 urdhërpagesa kundërvajtëse, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën e përmendur siç njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut janë marrë 122 vendime, nga të cilat:

  • 6 vendime sipas Ligjit për Tregti,
  • 7 vendime sipas Ligjit për veprimtaritë hotelierike,
  • 103 vendime sipas Ligjit për Disiplinë Financiare,
  • 2 vendime sipas Ligjit për ndalimin dhe parandalimin e veprimtarisë së paregjistruar,
  • 3 vendime sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  • 1 vendim sipas Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë lëshuar gjithsej 105 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë të përgjithshme prej 3.571.265 denarë, nga të cilat Inspektorati njofton se janë:

  • 9 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për tregti,
  • 21 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për veprimtari holerierike,,
  • 20 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për pirjen e duhanit,
  • 2 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për Ndalimin dhe Parandalimin e Veprimtarive të paregjistruara,
  • 3 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut,
  • 48 urdhërpagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për Disiplinë Financiare,
  • 2 vendime kundërvajtëse nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen inspektime të vazhdueshme te tregtarët me shumicë dhe pakicë në fushën e respektimit të Vendimit për kushtet e veçanta për tregtimin e mallrave individuale, për kufizimin e marzhës. Çdo devijim nga marzha më e lartë e vendosur prej 5% dhe 10% në tregtinë me pakicë dhe tregti me shumicë sanksionohet sipas Ligjit të Tregtisë”, thonë nga ky Inspektorat.

Nga atje shtuan se gjatë kësaj periudhe ( 16-22 janar) në vend janë kryer 68 kontrolle sipas Vendimit për kushtet e veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, gjegjësisht për kufizim të marzhës, dhe nuk u gjetën shkelje dhe mos respektim të Vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button