Nesër mbahet ngjarja publike “Së bashku për mbrojtjen e të dhënave personale”

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe Qendra për Kërkime Ligjore dhe Analiza, më 27 janar organizojnë ngjarje publike të titulluar “Së bashku për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Europe House në Shkup duke filluar nga ora 10.00.

Më 28 janar, shënohet Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, apo përvjetori i miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është dokumenti ndërkombëtar i parë ligjërisht i detyrueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë praktikat më të mira për mbrojtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjendën e ngjarjes mund ta shihni në vijim:

Agjenda e ngjarjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button