fbpx

UPDATE: Rusi që hyri në rezidencën e Ivanovit do të deportohet nga Maqedonia

Rusi Denis Çervov, i cili dje ka hyrë në oborrin e rezidencës presidenciale në Vodno, do të deportohet nga Maqedonia, ndërsa policia paralajmëroi se kundër tij do të ngritet edhe padi penale. 

Momentalisht ai është i vendosur në Qendrën transzitore në Shkup dhe së shpejti do të deportohet nga vend, deklaroi për portalin Plusinfo, zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski. 

Çervovi, hetuesve policorë u ka thënë se është futur në oborrin e rezidencës së kryetarit për të kërkuar ndihmë dhe se nuk e ka ditur se futet në pronën e kryetarit. 

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Të martën rreth orës 10 sigurimi i rezidencës së Presidentit të Maqedonisë kanë kapur një shtetas rus i cili po futej në oborrit e rezidencës në mënyrë ilegale, shkruan gazeta Koha.

Në momentin kur shtetasi rus tentoi të kalonte murin nga ana e prapme është aktivizuar alarmi. Menjëherë pas ndezjes së alarmit pjesëtarët e sigurimit të rezidencës kanë filluar me kontrollin dhe kanë arritur ta kapin mysafirin e paftuar. Pasi i vendosin prangat të njëjtin e  dorëzojnë në stacion policor.

Nga stacioni policor nuk japin asnjë detaj se cili ka qenë motivi që shtetasi rus është futur në mënyrë jo legale oborrin e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov dhe se gjatë marrjes në pyetje është arsyetuar se gjatë shëtitjes në malin Vodno është humbur dhe ka tentuar të futet në oborr për të kërkuar ndihmë duke mos e ditur se është rezidenca e presidentit,.

“Bëhet fjale për shtetas rus i moshës 33 vjet me emrin Denis Çevrov. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se është humbur dhe ka kapërcyer murin e shtëpisë me qëllim për të kërkuar ndihmë duke mos e ditur se është rezidenca e presidentit të shtetit”, deklarojnë nga stacioni policor ku është marrë në pyetje shtetasi rus.

Gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asnjë lloj arme përveç dokumenteve të identifikim.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë duke verifikuar deklaratën e shtetasit rus se me të vërtet behet fjalë se është humbur apo se ka pasur qëllim tjetër si dhe pse nga të gjitha shtëpitë e tjera në lagjen Vodno ka zgjedhur pikërisht rezidencën e presidentit për të kërkuar ndihmë.

Në momentin e zhvillimit të aksionit për kapjen e shtetasit rus në oborrin e presidencës nga pjesëtarët e sigurimit në rezidencë nuk ka qenë prezent presidenti i shtetit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button