RMV, kaos në vend të rendit me ligjin e ri për pagat në sektorin publik

Për sindikalistët është antikushtetues, për ministren Trençevska është në rregull, ndërsa sipas profesorit Davitkovskit është zgjidhje e nxituar. Vërejtje të shumta për ligjin e ri të pagave në sektorin publik. Në vend që të vendosë rregull, ligji i ri i pagave në sektorin publik do të hapë probleme të reja. Sipas ekspertëve, të gjitha pjesët e sektorit publik nuk mund të vihen nën të njëjtën ombrellë. Për sindikalistët, megjithatë, ligji shfuqizon marrëveshjet kolektive dhe dialogun social, gjë që mund të çojë në ulje të pagave, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ligji, sipas propozuesit të tij, Ministrisë së shoqërisë informatike, i referohet të ardhurave të mbi 132 mijë punonjësve në 1346 institucione publike. Ai para më pak se një muaj u vendos në ENER (Regjistri i vetëm kombëtar i rregulloreve), për të mbledhur komente dhe vëzhgime mbi të, përpara se të hynte në procedurën e miratimit.

“Si pasojë e mungesës së sistemit të unifikuar të pagave, ka një kaos real sa i përket pagave në sektorin publik, i cili rregullohet me një sërë ligjesh dhe kontratash kolektive”, kanë përfunduar propozuesit e Ligjit.

Me të, pagën më të lartë do ta ketë presidenti i shtetit, ndërsa gjithë të tjerat janë të renditura në mënyrë hierarkike, nga niveli më i lartë në atë më të ulët. Vlera e pikës për nivelin e punës do të jetë e njëjtë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe atë e përcakton Kuvendi me propozim të Qeverisë. Njëkohësisht do të krijohen nënsistemet e pagesave, bazuar në analizën e të gjitha vendeve të punës.

Marrëveshjet kolektive – dhimbja më e madhe për sindikalistët

Frika se ligji i ri do të çonte në heqjen e kontratave kolektive u bë pengesa e parë. Sindikalistët e shohin këtë si një mundësi për të ulur pagat. Gjithashtu, ata e konsiderojnë atë si antikushtetuese, sepse Kushtetuta thotë se “Ushtrimi i të drejtave të punonjësve dhe pozita e tyre rregullohet me ligj dhe me marrëveshje kolektive”.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë – LSM janë të vendosur se ligji është antikushtetues sepse hap mundësinë e uljes së pagave gjatë pushimeve vjetore. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK thotë se është diskriminuese dhe lë hapësirë ​​që Qeveria të marrë vlerësime dhe vendime për pagat. Vërejtje të shumta ka bërë edhe Konfederata e Sindikatave të Lira -KSL, nga ku këto ditë kanë paralajmëruar analizë të detajuar të ligjit.

Në vend të zgjidhjes, do të krijohej kaos

Siç sqaron profesori Borçe Davitkovski, i njëjti ligj nuk mund të rregullojë pagën e të zgjedhurit dhe të të punësuarit në një ndërmarrje. Sipas profesorit, përpjekja që me një ligj të rregullohet një materie voluminoze, për të cilën tani ekzistojnë ligje specifike, do të bëjë problem më të madh.

“Këtu i ngatërrojnë gjërat dhe thonë që një drejtor nuk mund të ketë rrogë më të madhe se presidenti i një vendi. Presidenti i shtetit, deputetët, ministrat marrin pagë me koeficient dhe ata nga ndërmarrjet publike marrin pagë sipas performancës. Tani që rroga të tilla u jepen ushtarëve partiakë që as nuk i meritojnë, ndërsa ndërmarrja publike është në humbje, ky është problemi i qeverisë dhe i atyre që i kanë emëruar”, konsideron profesori.

Ai është decid që një ligj nuk mund të rregullojë pagat e punonjësve në ndërmarrjet publike dhe në shoqëritë aksionare shtetërore dhe për shembull të punonjësve në sektorë si shëndetësia apo arsimi.

“Është një galiamatis e strukturave të ndryshme, kështu që vështirë se mund të rregullohet me një ligj sipas meje”, beson ai.

Trençevska: Ligji nuk është antikushtetues

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ligji nuk është antikushtetues dhe me të do të arrihet qëllimi – të mos ketë paga të ndryshme për të njëjtën punë në institucione të ndryshme.

“Qëllimi i këtij ligji është të vendosë një kufi të pagës më të lartë në çdo aktivitet, në çdo fushë dhe të mos jetë e mundur të shkohet mbi atë pagë dhe sipas pagës më të lartë të zbresë për pjesën tjetër të punës, sipas kompleksitetit të punës, duhet të llogaritet paga e tyre. Të vendosim rregull njëherë e mirë në sektorin publik, drejtori i një ndërmarrje publike nuk mund të marrë rrogë më të madhe se presidenti i një shteti, ose drejtori i një kompanie publike mund të marrë rrogë më të madhe se ministri që është përgjegjës atë në atë zonë”, tha dje ministrja Trençevska.

Ligji i pagave erdhi në një kohë kur në opinion pati kritika të forta për pagat e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, të cilët marrin shumë më tepër para për punën e tyre sesa kryeministri, presidenti dhe ministrat në qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button