Lajme të mira për Cristiano Ronaldon

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento thotë se stafi mjekësor i skaudrës është i kënaqur me progresin e rikuperimit të Cristiano Ronaldos nga lëndimi përpara fillimit të Botërori.

“Besimi im në stafin mjekësor të kombëtares është 100 për qind. Ne jemi të kënaqur me progresin e Ronaldos. Me përjashtim të Betos, të gjithë lojtarët janë duke u stërvitur pa dallime. Gjithashtu, Pepe dhe Raul Meireles janë stërvitur edhe sot”, tha Bento.

“Për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve. Kjo është diçka që ne gjithmonë e kemi parasysh dhe ne duhet ta mbajmë këtë gjithmonë në mendje”, tha Bento për gazetarët’’, ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button