Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj nga RMV

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov deklaroi sonte se ambasadori bullgar, Angel Angelov do të qëndrojë jashtë Maqedonisë së Veriut derisa sa, siç tha, Sofja nuk sheh sinjale të ndryshimit, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Milkov dhe Angelov sot raportuan para Komisionit të Politikës së Jashtme.

Në deklaratë për mediat, Milkov tha se “nëse Maqedonia e Veriut vazhdon të sillet ashtu është e mundur që Bullgaria të vendos veto”.

“Maqedonia që të vazhdojë në rrugën e saj evropiane, duhet t’i respektojë obligimet e ndërmarra në kuadër të propozimit francez. Nuk ka nevojë që Bullgaria të bëj asgjë, por të sigurojë respektim të obligimeve që ka ndërmarrë Maqedonia. Në vet propozimin nuk ka afate, ata mund të mos i përmbushin me dekada, që do të thotë se nuk do të fillojnë negociatat”, deklaroi Milkov.

Millkov po ashtu njoftoi se, Bullgaria do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak të rrahjes së Hristijan Pendikovit.

Ai sqaron se Sofja nuk do ta ndalë integrimin evropian të Shkupit sepse, sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk i ka filluar asnjëherë negociatat.

Prandaj, ndalimi i projekteve të përbashkëta do të jetë pjesë e reagimit bullgar për rastin e Pendikovit. Ai vlerëson se është cinike në një situatë të tillë të diskutohet me Shkupin, për shembull, për një rrugë të përbashkët ekologjike.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Aktualisht nuk është një qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elementë të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, tha Millkov

Ai kërkoi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të sigurohen që të ketë përgjegjësi për rrahjen e Pendikovit dhe pretendon se personi nga Ohri, i cili deklarohet bullgar, merr kërcënime edhe në spital.

“Spitali ku ai është shtrirë nuk mund të marrë kërcënime përmes internetit. Flet për mosndëshkimin e plotë dhe besimin e këtyre njerëzve që dërgojnë këto kërcënime se nuk do të identifikohen” tha ministri bullgar.

Fatkeqësisht, tha ai në një deklaratë për media, deri më tani kemi marrë shumë garanci që nuk janë përmbushur, por përkundrazi, ka një përshkallëzim të tensioneve në Maqedoninë e Veriut.

Ai foli edhe për festën e 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit, për të cilën tha se nëse bullgarët ndalohen në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk lejohen të shkojnë në Shkup për ta festuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht. .

Ndryshe, pas rekomandimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe disa personave të tjerë, kanë ardhur edhe reagimet e partia të disa funksionarëve nga Bullgaria. Presidenti i Bullgarisë dje ka komentuar deklaratat e Pendarovskit duke shtuar se për këtë do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund, siç thotë urrejtjes dhe histerisë antibullgare.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të hënën në një konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit informoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, përkujtimi i lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, sepse strukturat e organizuara në Bullgari, të cilat po bëjnë fushata antishtetërore ndaj Maqedonia e Veriut po mobilizon më shumë njerëz për të ardhur në Shkup

Qeveria pas seancës së djeshme njoftoi se ka arritur në konkluzione lidhur me shënimin  e ditëlindjes së Goce Dellçevit, 4 shkurt, dhe ka ngarkuar MPB-në që të marrë të gjitha masat për sigurimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Pendarovskiteurodeputeti dhe disa qytetarë të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata, Qeveria nuk është deklaruar në seancën e djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button