Gjykata Kushtetuese sërish i bën apel Kuvendit që të zgjedhen gjykatës të rinj

Gjykata Kushtetuese sot sërish i bëri apel Kuvendit që të zgjedhë tre gjykatës, me qëllim që Gjykata të funksionojë   pa probleme siç është paraparë me Kushtetutë, raporton MIA.

“Mbetet apeli deri te Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor, që duhet të propozojë një nga gjykatësit, këtë ta bëjnë sa më shpejt”, deklaroi sot zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Ajo përkujtoi se nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, Gjykata funksionon me gjashtë nga nëntë gjykatës të paraparë  për shkak të përfundimit të mandatit të gjykatëses Vangelina Markudova.

“Që të merret një vendim i Gjykatës nevojiten të paktën pesë  vota “për”. Gjykata është organ kolektiv ku çdo gjykatës ka të drejtën e mendimit të tij, i cili mund të jetë i ndryshëm nga ajo që e thonë kolegë e tij. Kjo do thotë se shumë shpesh përballemi me një situatë ku propozimet  të mos marrin shumicën sepse  për shembull, ndodh që tre gjykatës të votojnë “për”, ndërsa tre nuk janë dakord me atë propozim, ose katër e mbështesin propozimin, ndërsa  dy janë kundër”, shpjegoi Bellovska.

Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjykatës. Kryetarin e zgjedh Gjykata nga radhët e gjykatësve për një periudhë trevjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Gjykatësit i zgjedh Kuvendi për një periudhë nëntëvjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje. Gjykatësit  e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radhët e juristëve të shquar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button