Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” arriti në Jordani

Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” ka ankoruar në portin e Aqaba-s në jug të Jordanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit që AA ka siguruar nga zyrtarët e portit Aqaba, anija me rreth 370 vullnetarë nga vende të ndryshme ka mbërritur në port në orën 09:30 me kohën lokale.

Libraria më e madhe lundruese në botë, në të cilën gjenden gjysmë milioni kopje nga rreth 4 mijë libra të temave të ndryshme nga shkenca, sporti, arti, letërsia dhe mendimi, duke filluar nga nesër e deri në mes të shkurtit do të jetë e hapur për publikun.

Dhjetorin e kaluar libraria lundruese kishte ankoruar në portin e Bejrutit në Liban ndërsa më 4-23 janar ishte hapur për publikun në portin Port Said në Egjipt.

Anija “Logos Hope” e cila administrohet në kuadër të organizatës bamirëse “Good Books For All” me qendër në Gjermani, ishte ndërtuar në vitin 1973.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button