Oda e Mjekëve kërkon nga institucionet që të mbrojnë mjekët që keqpërdoren për reklama të rreme

Së fundmi janë shfaqur reklama false dhe manipuluese për të ashtuquajturit produkte mjekësore, preparatet dhe metodat që tregtohen në internet, përgjigjen nga Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se dënojnë të gjitha tentativat për të keqpërdorur integritetin dhe autoritetin profesional të mjekëve përmes reklamave të ndryshme për barna, mjete ndihmëse për mjekim, suplemente ushqimore dhe procedura trajtimi në të cilat abuzohet me identitetin dhe integritetin e tyre profesional.

“Në reklama dhe tekste të tilla shpesh dalin deklarata apo intervista të fabrikuara të mjekëve të vërtetë dhe publikohen fotot e tyre, gjë që është krejtësisht e paligjshme. Mjekët nuk japin leje për përdorimin e emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve, prandaj kjo mund të konsiderohet vjedhje identiteti, reklamë false dhe keqpërdorim i të dhënave personale për realizimin e përfitimit material”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

Ata kërkojnë që institucionet kompetente të veprojnë me kohë dhe me shpejtësi pas kallëzimit të paraqitur penal dhe të sanksionojnë rastet me të cilat do të mbroheshin mjekët dhe do të parandalohej përsëritja e ngjarjeve. Oda gjithashtu u bëri thirrje mjekëve që të vazhdojnë të raportojnë situata të tilla në të cilat dikush i imiton ata ose përdor integritetin e tyre profesional pa pëlqimin dhe miratimin e tyre.

“Ne gjithashtu paralajmërojmë qytetarët se produkte të tilla mund të përmbajnë substanca që do të dëmtonin rëndë shëndetin e tyre. Edhe në rast se preparatet nuk përmbajnë substanca të dëmshme, duke u përshkruar veti mjekësore që realisht nuk i posedojnë, qytetarët me qëllim mashtrohen dhe rrezikojnë shëndetin e tyre”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Ata këshillojnë pacientët që kur vendosin të ndryshojnë terapi, të fillojnë një të re ose të përfshijnë një preparat të ri në atë ekzistues, të konsultohen me mjekun e familjes ose specialistin, sepse vetëm ata mund t’i ndihmojnë të marrin vendimin e duhur për trajtimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button