Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi PDU-në për Vodnon e cila u miratua në 2014 pa shumicën e këshilltarëve

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot planin e detajuar urbanistik (PDU) të Komunës Qendër për Lagjen e qytetit J07 të miratuar në korrik 2014, transmeton Portalb.mk nga SDK.

Bëhet fjalë për planin që mbulon parcelat e Vodno-s të familjes Kamçev dhe të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, për të cilin u zhvillua proces gjyqësor.

Siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, kjo PDU është miratuar edhe pse nuk është siguruar shumica e kërkuar në Këshillin Komunal.

“Gjykata ka konsideruar se Vendimi për PDU-në e Komunës Qendër është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, më saktësisht me nenin 62 paragrafin 2 të këtij ligji. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk është siguruar shumica e nevojshme prej 12 votash “për”, siç e parasheh ligji”, tha zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska, pas seancës së sotme.

Nga gjithsej 23 anëtarë nga Këshilli i Komunës Qendër, të pranishëm ishin 12 anëtarë, nga të cilët 11 anëtarë votuan pro për planin detal urbanistik, ndërsa një ishte kundër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button