OBSh: Më shumë se 170 mijë njerëz humbën jetën nga COVID-19 në dy muaj

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se në dy muajt e fundit mbi 170 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ghebreyesus, në një vlerësim lidhur me situatën shëndetësore globale tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e shënuar në vdekjet javore me burim COVID-19 që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar.

“Në 8 javët e fundit për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën mbi 170 mijë njerëz. Këto janë vetëm vdekjet e raportuara. Shifrat e vërteta janë më shumë se kaq”, deklaroi Ghebreyesus.

“Nuk do të marr paraprakisht këshillin e Komitetit të Emergjencës, por më shqetëson situata dhe vdekjet në rritje për shkak të COVID-19 në disa vende. Reagimi kolektiv global ndaj pandemisë është edhe një herë nën presion, edhe pse ndodhemi në një situatë shumë më të mirë se para 3 viteve kur filloi pandemia”, tha ai.

“Virusi do të vazhdojë të vrasë nëse nuk bëjmë më shumë”

Ghebreyesus tha se shumë pak njerëz, veçanërisht të moshuarit, janë të vaksinuar në mënyrë adekuate.

Sipas tij, sistemet e brishta shëndetësore krahas gripit dhe sëmundjeve të tjera kanë vështirësi të përballojnë barrën e COVID-19.

“Mesazhi im është i qartë, mos e nënvlerësoni këtë virus, ai na ka befasuar dhe do të vazhdojë të na befasojë. Virusi mund të vazhdojë të vrasë nëse nuk u ofrojmë mjetet shëndetësore njerëzve në nevojë dhe nëse nuk bëjmë më shumë për të luftuar gjerësisht me informacionet e gabuara”, tha kreu i OBSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button