Bien shërbimet e Microsoft në Evropë dhe Azi

Microsoft Teams, Outlook dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 aktualisht kanë rënë për mijëra përdorues në mbarë botën, transmeton PCWorld.al.

Prodhuesi i softuerit thotë se ka identifikuar një problem në rrjet dhe po punon për të sjellë shërbimet online.

Mijëra përdorues raportuan mëngjesin e sotëm se shërbime si Microsoft Teams dhe Outlook nuk po hapen në Evropë dhe Azi.

Shërbimet e prekura janë:

  • Microsoft Teams
  • Exchange Online
  • Outlook
  • SharePoint Online
  • OneDrive for Business
  • Microsoft Graph

Është e rrallë të shohim disa shërbime Microsoft të bien njëherazi. Microsoft Teams ishte offline për dy orë në Prill të 2021 dhe problemet bllokuan aksesin në Evropë dhe Azi.

Ndërsa llogaria e Microsoft 365 Status në Twitter shërben për të dhënë përditësime për përdoruesit, cicërima e fundit i përket 12 orëve më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button