Rusia mori kontrollin e Soledarit, Ukraina konfirmoi tërheqjen e trupave

Forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Soledar, në rajonin e Donjeckut, tha zëdhënësi ushtarak, Serhiy Cherevatyi, të mërkurën, në transmetuesin shtetëror të Ukrainës, transmeton REL.

Ky është konfirmimi i parë i Ukrainës se forcat ruse kanë marrë nën kontroll Soledarin.

“Forcat tona përmbushën detyrën e tyre kryesore: të mos lejojnë armikun të depërtojë sistematikisht në drejtimin e Donjeckut”, tha Cherevatyi.

Soledari ndodhet mbi tunele të shumta të një miniere të kripës, që shtrihen përgjatë një hapësire prej rreth 200 kilometrash. Këto tunele nuk besohet të kenë vlerë strategjike, pasi që janë shumë të thella për ta mundësuar lëvizjen e pajisjeve ushtarake dhe nuk kanë mjaftueshëm oksigjen.

Megjithatë, pas një sërë zmbrapsjesh të forcave ruse që nga korriku i vitit 2022, fitorja në Soledar ka vlerë simbolike për ushtrinë e Rusisë. Me fitoren në Soledar, forcat ruse i afrohen qytetit të shkatërruar të Bahmutit.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Pas disa muajsh humbjesh në fushëbetejë, Rusia më 13 janar tha se mori kontrollin e qytetit të minierave, Soledar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button