Në “Termini im” do të futet rubrika “Shëndeti i grave”

Në sistemin kombëtar shëndetësor “Termini im” do të futet seksioni “Shëndeti i grave”, ku do të futen të gjitha raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, eko e gjirit si dhe mamografia, transmeton Portalb.mk nga SDK.

Kjo u bë e ditur dje nga kryetari i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut, doktor Goran Dimitrov.

“Me kërkesën tonë në dosjen elektronike të pacientes do t’i shtohet seksion i veçantë i quajtur “Shëndeti i gruas”, ku mjeku që e ekzaminon pacientin mund të shohë në një vend raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, ekzaminimet e gjirit,  eko dhe mamografi”, Goran Dimitrov.

Mjekët dje me rastin e Javës kundër kancerit të qafës së mitrës thanë se nga 100 mijë gra në vit, sipas të dhënave të viteve të fundit, 20-21 sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, që është një përqindje mjaft e lartë.

Sipas mjekëve, i nevojshëm është ndërgjegjësimi i publikut për vaksinim ndaj HPV-së te vajzat dhe gratë. Ndërsa profesoresha Aleksandra Grozdanovska theksoi se publikohen shumë dezinformata në lidhje me këto vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button